Tentativë vrasje dhe breshëri plumbash ndaj policisë, gjykata jep vendimin për 5 të arrestuarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentativë vrasje dhe breshëri plumbash ndaj policisë, gjykata jep vendimin për 5 të arrestuarit

11:47 | 29/01/2022
në Shqiperi
0

Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje. Togat e zeza kanë lënë në burg paafat Ibrahim Difajn, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi zbardhjen e dy vrasjeve të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe grabitja e një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Konkretisht policia ka zbardhur vrasjen e A.GJ e mbetur në tentativë e ndodhur me 17 gusht të vitit të kaluar. Sipas policisë, Robert Laci ka qenë porositësi i ekzekutimit të A.Gj. Këtë ekzekutim e morën përsipër Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi. Këta të dy i kanë bërë atentat më 17 gusht të 2021, A.Gj në zonën e fshatit Adriatik në Fushë Kuqe, por pa mundur ta eliminojnë. Porosia do të kryhej, kundrejt shumë prej 20 mijë eurove që do paguheshin nga Rober Laci.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndërkohë është zbardhur edhe ngjarja kriminale e ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku një grup personash në tentativë për t’i shpëtuar patrullës kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policisë. Ngjarja u shënua pak para mesnatës të 14 janarit. Një makinë tip “Benz” është tentuar të ndalohet nga një patrullë në zonën e Qafë Kasharit. Drejtuesi i makinës nuk është bindur dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Në këtë makinë raportohet se ndodheshin Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa makina rezultoi që ishte me targa të vjedhur nga një automjet tjetër në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia njofton se janë arrestuar, Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin dhe është shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë E. V., 30 vjeçe, banuese në Kurbin është vënë nën hetim.

 

Etiketa: arrestimevrasje

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Rikthehet dëbora në Juglindje, ARRSH iu bën apel qytetarëve: Kujdes në këto akse rrugore

Rikthehet dëbora në Juglindje, ARRSH iu bën apel qytetarëve: Kujdes në këto akse rrugore

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

12:34 | 13/05/2026
Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

12:12 | 13/05/2026
Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd –

11:50 | 13/05/2026
Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

11:24 | 13/05/2026
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

11:16 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –
  • Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –
  • Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd –
  • Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –
  • Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –
  • Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com