Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se i ka anuluar Presidentit Aleksandër Vuçiç lejen për të vizituar Drenicën.
“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, njofton Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Vendimi erdhi pas protestave që banorët zhvilluan ditën e sotme, ku bllokuan edhe rrugën, ku kundërshtuan vizitën e Presidentit serb.