Kjo ditë ka nisur mes bombardimeve për qytetarët e Kievit, pasi në orët e par Rusia ka nisur sulmet. Pamje të tmerrshme paraqiten në media, kur shihen qytetarët në panik që vrapojnë për të shpëtuar jetën.
Sakaq, mësohet se pak më parë një fëmijë është qëlluar për vdekje nga ushtarët rus. Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar dhjetëra të vdekur dhe të plagosur, ndërsa i gjithë vendi po përjeton trazira dhe qytetarët po mundohen të largohen.
Pavarësisht thirrjeve të NATOS, Rusia nuk pranon të tërhiqet por vazhdon me qëllimin e saj, ndërsa autoritetet ukrainase thonë se do të kundërpërgjigjen.