Tenderi 13 mln lekë për stilolapsa, Veliaj ia jep pa garë Vilma Nushit    – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi 13 mln lekë për stilolapsa, Veliaj ia jep pa garë Vilma Nushit   

19:11 | 26/04/2022
në Shqiperi
0

Bashkia e Tiranës e Erion Veliajt vijon të bëjë tenderë për oligarkët në vend. Dhe normalisht kur vjen fjala tek oligarkët, Veliaj procedurat i zhvillon me po të njëjtat mënyra, në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Aq më shumë kur në skenë është Vilma Nushi, mikja e ngushtë e qeverisë së Ramës, ku jo pak herë është denoncuar nga politika si një nga oligarkët në vend, sidomos kur vjen puna në përfitimin e tenderëve të Shëndetësisë. Por kur përmendim fjalën oligarkë, tenderi nuk ka rëndësi për çfarë bëhet, mjafton që lekët të shkojnë në destinacion.

Në datën 5 Prill 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, e cila është nën varësi të Bashkisë Tiranë, ka hapur një tender për blerje kancelari. Tenderi mban numrin e referencës REF-23997-04-04-2022 dhe ka fondin limit prej 1.455.324 milionë lekë të reja, ose rreth 15 milionë lekë të vjetra. Në garë kanë marrë pjesë 4 kompani, të cilat janë “Infiniti Office” Sh.p.k, “Infosoft Office” Sh.p.k, “Librari Dyrrahu” Sh.p.k dhe “Marketing & Distribution” Sh.p.k.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Tre kompanitë e para, “Infiniti Office” Sh.p.k, “Infosoft Office” Sh.p.k, “Librari Dyrrahu” Sh.p.k janë skualifikuar nga gara me arsyetime se nuk janë paraqitur në “vendin, datën dhe orën e hapjes së ofertave me mostrat e kërkuara”, dhe për “mospërcaktim të trashësisë së qeses”, apo “fletë që nuk grisen lehtë”, etj. Me këto arsye absurde kompanitë janë skualifikuar dhe është lënë e vetme në garë kompania “Marketing & Distribution” Sh.p.k, e cila është në pronësi të Vilma Nushit. Tenderi është zhvilluar vetëm me këtë kompani dhe kompania ne fjalë është shpallur fituese. Pra, tenderi është zhvilluar pa garë dhe për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e skualifikimit të operatorëve ekonomik, përveç fituesit.

Siç e thamë dhe më sipër, kur në procedura publike marrin pjesë kompanitë Vilma Nushit, bëhet çdo gjë dhe nxirren kritere nga më absurde që ajo të shpallet fituese. Përpoes tenderin e ka fituar pa garë, kompania e Nushit rezulton që të ketë ofruar edhe ofertën më të lartë. Sipas dokumenteve specifike të tenderit, kompanitë kanë paraqitur këto oferta: “Infiniti Office” Sh.p.k rreth 11 milionë lekë të vjetra, “Infosoft Office” Sh.p.k  rreth 11 milionë lekë të vjetra, “Librari Dyrrahu” Sh.p.k  rreth 11 milionë lekë të vjetra, ndërsa kompania e Nushit, “Marketing & Distribution” Sh.p.k rreth 13 milionë lekë të vjetra dhe është shpallur fituese.

Lali Eri dhe Vilma Nushi kanë menduar t’u marrin 13 milionë lekë të vjetra taksave të qytetarëve, për të blerë lapsa, fletore, goma, etj. për çerdhet, ndërkohë që kompanitë e tjera mund ta kishin bërë për shumë më pak. Një tjetër taktik që vërteton se Erion Veliaj është shërbëtori më i mirë i oligarkëve në vend dhe keqmenaxhuesi më i keq i taksave të qytetarëve. Kur procedurat bëhen kaq hapur dhe media i zbulon përditë, habia qëndron se kur do t’i pikasin institucionet e drejtësisë që ta vënë para përgjegjësisë./ Marrë nga Gijotina.com/

 

 

Etiketa: erion veliajstilolapsatenderiVilma Nushi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Roberta Metsola: Të përshpejtohen negociatat me Shqipërinë

Roberta Metsola: Të përshpejtohen negociatat me Shqipërinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

17:23 | 18/05/2026
“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

17:09 | 18/05/2026
Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –

15:30 | 18/05/2026
Diego Simeone largohet nga Atletico Madrid

Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

15:08 | 18/05/2026
Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

14:48 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –
  • “Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –
  • Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –
  • Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –
  • Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –
  • Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –
  • “Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com