Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka bërë publik mesazhin e një operatori ekonomik në të cilin shkruhet se Ministria e Shëndetësisë po finalizon një tender me vlerë 10 mln dollarë për të gjitha spitalet e vendit.
Nëpërmjet një statusi në facebook, Spahia i drejtohet Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të zbardh të vërtetën mbi këtë tender, ku sipas tij ministrja përfiton gjysmën e shumës së ofruar.
Postimi i Spahia-s në Facebook:
Si eshte realiteti i ketij tenderi 10 milione dollaresh zonja ministre? Bej transparence! I bej thirrje strukturave ligjzbatuese te bejne verifikimet! Abuzimi me parate e taksapaguesve e ne dem te shendetit te qytetareve eshte VEPER PENALE!