Tender 222 mln lekë për karburant, Flamur Golmi i Gjirokastrës ia jep pa garë familjes “Gega Oil” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tender 222 mln lekë për karburant, Flamur Golmi i Gjirokastrës ia jep pa garë familjes “Gega Oil”

20:38 | 12/05/2022
në Shqiperi
0

Kriza ekonomike që ka kapluar edhe Shqipërinë si me rritjen e çmimeve ashtu edhe me rritjen e çmimit të naftës, ndihet vetëm tek qytetarët, ndërsa tek institucionet në vend nuk reflektohet. Këtë e vëmë re në çdo procedurë publike që kryejnë, pasi përveçse bëhen në shifra të larta, nuk respektohen as rregullat më minimale të prokurimit publik. Këtë gjë ka bërë edhe Bashkia e Gjirokastrës, e cila ka bërë një tender për të blerë naftë dhe ia ka dhënë familjes Gega pa garë.

Bëhet fjalë për tenderin e hapur në datën 25 mars 2022, ku Bashkia e Gjirokastrës e drejtuar nga Flamur Golemi ka hapur një tender për të blerë naftë. Tenderi mban numrin e referencës REF-23024-03-24-2022 dhe ka fondin limit prej 22.155.385 lekë të reja, ose rreth 222 milionë lekë të vjetra. Tenderi mesa duket është bërë me porosi, pasi në të ka marrë pjesë vetëm një kompani “GEGA OIL GROUP” SHA & “ANEL & CO” sh.p.k & “GEGA CENTER GKG” SHPK, e cila është shpallur fituese pa garë. Tre kompanitë që janë bashkuar dhe kanë marrë pjesë në garë si një e vetme janë dy të Paulin Gegës, pronarit të “Gega Olil” dhe kompania e që administratohet nga i njohuri Arben Çela, “ANEL & CO”,  duke marrë tenderin prej 222 milionë lekësh të Golemit pa asnjë konkurrent tjetër. Bashkia e Gjirokastrës nuk ndalet vetëm këtu, mesa duket ka në plan të blej më shumë karburant, pasi ky është tender i lotit të parë, që do të thotë se do ketë procedurë tjetër për naftë dhe benzinë.

Kompania “Gega Oil” renditet si kompania e dytë e  karburanteve, pas Kastratit që favorizohet në tenderët publik. Përpos kësaj, pronari i saj Paulin Gega, biznesmen në fushën e karburanteve, është shpallur tre vite më parë në kërkim nga Policia për disa akuza të rënda, si “Evazion fiskal” ne shuma të mëdha, “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse”, masa të cilat nuk u ekzekutuan asnjëherë. Ndërsa administratori i “ANEL & CO”, Arben Çela i cili me kompani të tjera është denoncuar jo pak herë në media si fitues i madh i tenderave të dyshimtë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por, pavarësisht se kush janë fituesit problemi qëndron tek institucionet publike që menaxhojnë taksat e qytetarëve. Kjo nuk është hera e parë që bashkitë e vendit, tenderët e karburanteve i japin pa garë. Kjo metodë është përsëritur disa herë edhe në një kohë kur vendi po përballet me rritje çmimesh të karburanteve. Kështu që, edhe pse më shumë se kurrë bashkitë e vendit, tenderët e karburanteve duhet t’i bëjnë me disa konkurrente jo vetëm se e kërkon ligji i prokurimeve në procedurat e hapura, por edhe për efekt kursimi të fondeve publike dhe kryerjen e shërbimeve me sa më pak lekë.

Por kur e ke mendjen për të futur disa lekë të taksave të qytetarëve në xhep, do hasim në procedura të tilla ku drejtuesit e institucioneve bëjnë tenderë për mitë e tyre. Edhe rasti i Flamur Golemit është i njëjtë, me 222 milionë lekë të vjetra pa garë, ia ka bërë respektin Paulin Gegës në mënyrën më të mirë të mundshme. Tek e fundit siç e ka thënë dhe ministri Arben Ahmetaj, nuk i paguajn qytetarët por buxheti i shtetit./ Marrë nga Gijotina.com/

Etiketa: familjaFlamur GolemigareGegaGjirokastërkarburanttender

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Fuga komenton qeverinë “Rama 3”: Shumica e të emëruarve nuk kanë lidhje me fushën

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovizion dhe linçimi i opinionit publik

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com