Tempulli i një Kombi -Njeriu ! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tempulli i një Kombi -Njeriu !

19:03 | 17/05/2020
në Kryesore
0

Read more

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

Nga Edlira Durmishaj
Nuk i morëm shumë seriozisht projekt idetë, projektligjet më tej deklaratat për zhbërjen e identiteti kombëtar, kulturës, historisë dhe memories së një kombi, atë të shembjes së një monumenti kulture, Teatrit Kombëtar .
Ashtu siç nuk kemi marrë seriozisht shumëçka të mëparshme që lajmëronte ashtu rutinë një shembje, një aksion ku në fokus ishin objektet kulturore, e shkuara jonë historike. Madje, kohëve të fundit edhe me një ultimatum nga Facebook-u dhe njerëzit kanë nisur heshtjen e tyre, duke iu bashkuar historisë së mosreagimit.
A u pyet për ligjin? Kusho që ka besuar në këtë version, se pas kësaj janë shumica, apo ligji, vetëm gënjen veten. Këtë herë u zhbë edhe magjia që vinte nga Brukseli, nga ku edhe shpesh është mbështetur shumica e atyre që krenohen me mënyren se si sillen sot me bashkëqytetarët.
Prej dy vitesh, nën moton e rikonstruksionit teorikisht e “shëmbën” dhe Xhamine e Et’hem Beut, Lulen e Bardhë të Tiranës, por kjo pak shqiptarëve ju interesoi pasi, për pjesën dërrmuese të shoqërise civile ajo ishte thjesht një relike religjoze nga e shkuara, nga ato për të cilat tinëzisht, nuk thuhet godinë e vjetër, por e vjetëruar.
Dhe kuptohet që ndryshimi në koncept është sa një epokë.
Nuk e panë kurrë si një aset kulturor kombëtar, por si një pronë te atyre besimtarëve. Mëndjengushtësia, verbimi intelektual, por së pari shpirtëror, i bëri ti japin vetes tagrin që publikisht, shqiptarët ti ndajnë në dy e më shumë kampe, “ata” dhe ne”.
Ata besimtarët dhe Ne inetelektualët, a thua se nuk jetonin të gjithë në të njejtin qiell, paguanin të njejtat haraçe, taksa dhe detyrime dhe ndanin në paqe e harmoni të njejten hapsirë.
Fatkeqësia qendron në mungesën e ndërgjegjes dhe edukatës qytetare e cila mbron si të parevokueshme çdo aset kombëtar, çdo trashëgimi e madhe apo e vogël e cila formëson atë që jemi të gjithë bashkë kaq bukur sot jo rastësisht.
Dhe rrjedhojë e ndarjes së qellimshme të shoqërisë në kampe ideologjike, e mungesës së kultivimit të ndërgjegjes kombëtare si një e tërë, është edhe shembja e dhimbshme dhe traumatike e Teatrit Kombëtar, i cili, dua të theksoj e të tërheq vëmendjen; nuk është i pari, nuk ishte fillimi dhe hapi fillestar, por sigurisht, këtë nuk mund ta kuptojnë ata aktiviste të shoqërisë civile të cilët maksimumin e arritjes së dimensionit shpirtëror kanë sërisht njeriun, madje njeriun e ri; atë pa Zotin.
Gjithnjë dhe kurdoherë diktaturat ja kanë nisur me shembjen e besimit në Zot, me çrrënjosjen e simbolikave fetare, dikur me zhurmë e aksion fizik, sot me projekte për sigurinë, për arkitekturën, e asnjëherë për arkitekturë, shpirtërore të qytetarëve. Dhe mos u çudisni, arkitektura e tyre janë ca letra me ngjyrë, që nuk kanë qëllim qytetin, por interest e tyre.
Gjithnjë ja kan nisur me çshenjtërimin e simboleve hyjnore. Të tregohemi mëndjehapur e të reflektojmë: të tilla ka kaq shumë të denigruara në shoqërinë tonë, kjo nuk filloi sot.
Ata çshenjtëruan familjen, moralin, vlerat, integritetin, punën, besën, mikun, plakun e femijën, burrin e gruan, nënën e babanë, çshenjtëruan prezencn e Zotit nga jetët tuaja.
Dhe heshtja ndaj këtij çshnjetërimi është sot tapeti ku luhet teatri. Ata çshenjtëruan familjen, moralin, vlerat, integritetin, punën, besën, mikun, plakun e femijën, burrin e gruan, nënën e babanë, çshenjtëruan prezencn e Zotit nga jetët tuaja.
Çdo e drejtë dhe ligj tjetër buron nga e drejta hyjnore, qoftë dhe moralisht si funksion dhe vlerë.
Dje xhamia ime, sot të gjitha kultet fetare, nesër kisha jote!
Me keqardhje e trishtim, Teatri Kombëtar, nuk ishte fillimi i shpalosjes së shkeljes dhe shtypjes antishqiptare..se normalisht të gjithëve na keni vënë fadromën me këtë terror dhe dhunë kundër kulturës historisë dhe kujtesës së një kombi.
Teatri Kombëtar ishte vetëm idhulli, tempulli, statuja e asaj çfarë në të vërtetë kanë shembur dhe çshenjtëruar çdo ditë e nga pak në mëndjet dhe zemrat tona, thjesht nuk e kishim marrë seriozisht. Thjesht kjo na zgjoi sepse na erdhi si një shkelm drejt fytyrës sonë, drejt pamjes sonë që nuk kemi mundur ta nxjerrim si duhet.
Por, a e ka zgjuar popullin kjo katrahurë e sotme?
Mbetet ta shohim.
Kushdo që kërkon ta ngrejë gishtin te pafuqia e opozitës thjesht kërkon një alibi. Teatri është i shqiptarëve, është i historisë, është i gjyshërve dhe nipave njëkohësisht. Eshtë edhe i atyre që nuk kanë arhdur akoma në këtë botë, sepse i përket të shkuarës dhe të ardhmes.
..Një popull që nuk ka Zot, nuk bën dot asgjë veçse t’i nënshtrohet një sistemi vlerash më të ulëta se ai i veti, e të dekompozohet.
Etiketa: Edlira Durmishajhistorisëkulturësmonumenti kultureTeatri Kombëtarzhbërjen e identiteti kombëtar

Të Lidhura

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

nga 27
21:22 | 06/04/2026
0

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

nga 27
20:49 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

nga 27
20:34 | 06/04/2026
0

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Sionit, në elitën e futbollit zviceran,...

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

nga 27
20:16 | 06/04/2026
0

Atalanta u afrua vetëm një pikë larg gjashtëshes së parë në Serinë A, pasi mposhti Leçen me rezultatin 0-3 në...

Para
Neritan Liçaj: Bashkë me Teatrin Kombëtar vdiq edhe një pjesë e imja

Neritan Liçaj: Bashkë me Teatrin Kombëtar vdiq edhe një pjesë e imja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

21:22 | 06/04/2026
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

20:49 | 06/04/2026
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

20:34 | 06/04/2026
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

20:16 | 06/04/2026
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

19:58 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –
  • Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –
  • VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –
  • VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –
  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –
  • Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com