Tema për debat: Ku gabon Henri Çili! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tema për debat: Ku gabon Henri Çili!

15:09 | 05/11/2016
në Uncategorized
0

Nga Gentian Kaprata i Urbanism & Democracy

Politilogu Henri Çili, nëpërmjet një shkrimi të hënën e kaluar, nervozoi pjesën më populiste të shoqërisë shqiptare. Ajo ju përgjigj, sikurse gjithmonë, duke i ikur tezës dhe argumenteve të shkrimit dhe duke u marrë me çështje të sferës personale të autorit. Për këtë nuk do flas. Më intereson ndjesia e provokimit (për mirë dhe/ose për keq) që ndjeu pjesa më e lexuar e shoqërisë shqiptare, nga ky shkrim. Ndjesi që e përjetova, dhe nga e cila po origjinalizoj edhe këtë replikë. Ndryshe nga skemat klasike strukturore të metodave të kërkimit shkencor (sigurisht ky shkrim nuk është një i tillë), unë nuk “do ta lë ëmbëlsirën për në fund”. Që në start do të pranoj si goxha reale (por jo plotësisht e shterueshëm të vërteta), tre fenomenet që dallon zoti Çili.

Sepse është e vërtetë se “jemi në kulmin e një kundështimi laraman ndaj qeverisë dhe zotit Rama personalisht”, porse ky përcaktim nuk plotëson spektrin e kundështarëve të qeverisjes. Në këtë bashkësi bëjnë pjesë edhe intelektualë që kundështojnë me teza dhe argumente. Dhe kjo bën një diferencë të madhe. Dakortësoj, gjithashtu, se “aktor të ndryshëm politik janë duke adoptuar me shpejtësi kauza populiste”, dhe se kjo është një gjë e keqe. Mirëpo, kjo nuk është për shkak të reformave të zotit Rama, por për paaftësi të intelektualëve dhe opozitës, për të drejtuar shoqërinë në kauza të qënësishme. Së fundi, është e prekshëm ngjallja e “ekstremizmit të majtë në vend”, por duhet theksuar gjithashtu se, kontributi i art-bunkerëve të zotit Rama është bazik për këtë fenomen.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndërsa kundështitë do t’i nis me një korrigjim të vogël, por që bën një diferencë të madhe për mundësinë reale që: “cikli reformues i zotit Rama të vijojë një cikël të dytë”, por edhe që; opozita të fitoj një cikël të pare, pasi të ndryshojë drejtim drejt kauzave të qënësishme. Sepse nuk është fakt real që “një milionë vota, kishin vendosur të zgjidhnin Edi Ramën kryeministër”! Nëse i bën një vëzhgim (qoftë edhe sipërfaqësor) rezultateve të zgjedhjeve 2013, të del se zoti Rama për kryeministër në 2013 e kanë votuar pothuajse aq shqiptarë sa e votuan në 2009 (shtesa ishte vetëm 0.6%). E thënë ndryshe, nëse partitë shqiptare do të kishin hyrë në zgjedhjet e 2013 të grupuara në ato kualicione që ishin para marrëveshjes së 1 prillit, sot do kishim një qeverisje Berisha-Meta.

Personalisht vlerësoj se populizmi është e keqja më e madhe për shoqërinë shqiptare. Më e madhe edhe se korrupsioni. Mirëpo, ndryshe nga zoti Çili unë mendoj se qeveria Rama është kampionia e populizmit qeverisës. Jo vetëm në fillesë të mandatit, por edhe sot e kësaj dite. Madje, sot është më populiste se në fillim. Vërtet sot zoti Rama, ndryshe nga tre vjet më parë që u tërhoq nga vendimi personal për të asgjesuar armët kimike siriane, nuk po tërhiqet nga vendimi për të importuar mbetje, porse ky fakt nuk ka lidhjen më të vogël me populizmin shoqëror. Ka lidhje të drejtpërdrejtë me arrogancën e zotit Rama, që gjithashtu është përforcuar. Veçanërisht pas Dibrës, ai është i bindur se këtij populli mund t’i bësh çdo gjë dhe prapë të mbetesh Kryeministër i vendit.

Ndoshta do ishte mirë të mos isha shprehur për “reformën e nënpunësit civil”, sepse nuk hyn në ekspertizën time, porse po guxoj. Kam tre komponentë të praktikës tre vjeçare, për të cilat mund të replikoj. Së pari, është fatura disa milionë euro në buxhetin e shtetit nga shkarkimet jashtëligjore të zyrtarëve. Së dyti, është fryrja e jashtëzakonshme e administratës. Po përmend vetëm trefishimin e drejtorive që trajtojnë çështjet urbane në të njëjtën ministri apo trajtimin e funksionit të mbetjeve të ngurta nga tre ministri njëkohësisht. Dhe i fundit, pakënaqësia e votuesve nuk erdhi si rezultat i “praktikave të mira në rekrutimin e administratës”, por si rezultat i premtimeve të këqia të fushatës, sepse ju premtua 5 votuesëve të ndryshëm i njëjti vend pune.

Të ashtuquajturën reforma territoriale nuk mund ta anashkaloja. Kjo reformë aq e domosdoshme degjeneroi në një hartë me shumë ngjyra, si çdo punë e kulturës demagogjike, populiste e fasadiste Rama, të të bërit të punëve. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur një reformë që për koncepte kyçe ka: territorin; qytetarin dhe funksionet qeverisëse, u formua duke i injouar të treja! Por edhe për një arsye më tepër: a mundet që disa entitete të falimentuara, thjesht duke u bashkuar mekanikisht, pa marrë asnjë masë tjetër, të prosperojnë?! Këtu frymëzohet kundështia, dhe jo te “lënia jashtë zyrave të shtetit dhe batakçillëkut local”, të ish-zytarëve që në fakt ju ofrua nga një punë në Tiranë apo thjesht ju ndërrua titulli, por jo përfitimet (kostot e tij për buxhetin).

Së fundi, ajo që zoti Çili e quan “reforma më e rëndësishme e kontrollit të territorit”, por që në fakt është masa më idiote që një qeveri mund të marri në një kontekst të caktuar. Të mendosh se me bllokimin e ndërtimit ke shpëtuar mjedisin dhe territorin është sikur të besosh se zgjidhja për të rritjen e padëshiruar demografike është të ndalosh shoqërinë të bëj seks! Në fakt, për këtë të dytën bota normale ka “shpikur” planifikimin familjar, ndërsa për të parën ka mbledhur dije në një disiplinë tjetër, që e quajnë planifikimi territorial. Kjo masë antishkencë, është po aq populiste sikurse qeveria që e ka ndërmarrë! Sepse, kërkon që me të njëjtën mendësi, prej urbanisti popullor të krijimit të problemeve që ndeshim sot në qytetet tona, t’i zgjidhim ato.

Etiketa: antishkencëdebatGentian KaprataHenri Çilinënpunësi civilpanifikim territoriplanifikimi familjarrritja demografikeUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Saimir Pirgu shkëlqen dhe në skenën e Barcelonës

Saimir Pirgu shkëlqen dhe në skenën e Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com