Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetët e PS të votojnë kundër nismës së PD për sigurimin e teksteve falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm.
Vokshi shpreh keqardhje për kolegët e shumicës në Komision, të cilët nuk mundën të dalin mbi agjendën personale politike të Edi Ramës.
Postimi i plotë:
Rama urdhëron deputetët e PS të votojnë kundër nismës së PD për sigurimin e teksteve falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm.
Kjo nismë bënte të mundur zbatimin e një të drejte kushtetuese për arsim të detyrueshem falas si dhe kishte karakter social e do t’i vinte në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare, kryesisht atyre të varfëra që nuk mund tu siguronin fëmijëve të tyre as 3 vakte ngrënie dhe nuk mund t’ju blejnë as librat shkollorë.
Keqardhje për kolegët e maxhorancës në Komision, të cilët nuk mundën të dalin mbi agjendën personale politike të Edi Ramës.