“Teatri Kombëtar”/ Zv.presidenti i Europa Nostra thirrje qeverisë: Hiq përfundimisht dorë nga shkatërrimi i këtij simboli të patjetërsueshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Teatri Kombëtar”/ Zv.presidenti i Europa Nostra thirrje qeverisë: Hiq përfundimisht dorë nga shkatërrimi i këtij simboli të patjetërsueshëm

16:52 | 20/11/2019
në Kryesore
0

Pas vizitës së delegacionit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra për Trashëgiminë Europiane, zëvëndës Presidenti ekzekutivi këtij samiti shpreh mbështetjen e tij maksimale në përpjekjen që po bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në letrën dërguar regjisorit Robert Budina, Guy Clausse shpreh shqetësim të sinqertë në lidhje me vendimin alarmant për të shembur Teatrin Kombëtar historik të Shqipërisë në Tiranë.

“Fshirja e Teatrit Kombëtar nga lista kombëtare e monumenteve të mbrojtura është një veprim që injoron me paramendim rëndësinë e pranuar dhe legjitimuar arkitekturore, historike dhe urbane të ndërtesës, çka dëshmohet nga kërkimet shkencore të kryera në nivelin akademik nga studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj”, shkruhet në letër.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në rrjetet sociale:

Të nderuar mbështetës së kauzës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar:

Një delegacion nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i përbëre nga regjisorja Sesilia Plasari, arkitekti Kreshnik Merxhani dhe regjisori Robert Budina, morrën pjesë në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra për Trashëgiminë Europiane, me qëllimin për të sensibilizuar specialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe futur atë në listën e shtatë vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, për këtë vit.

Kjo është mbështetja që mbërrin nga Haga me anë të një letre të nënshkruar nga Guy Clausse zëvëndës Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të saj, në lidhje me përpjekjen që po bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për ta mbrojtur atë si pasuri europiane të Kulturës.

I nderuar Z. Budina,

Ju shprehim vlerësimin tonë për takimin e tetorit të kaluar në kuadër të Samitit të Trashëgimisë Europiane 2019 të mbajtur në Paris. Me atë rast ju patët mirësinë të na përditësoni në lidhje me veprimet e kryera nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” për të ruajtur dhe shpëtuar monumentin kombëtar nga rrënimi. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me tensionet midis atyre që mbështesin dhe promovojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit nga njëra anë dhe organeve të qeverisjes vendore nga ana tjetër. Ushtrimi i forcës policore për të përzënë demonstruesit paqësorë është po aq shqetësues.

Siç mund të kujtoni, në një letër të datës 18 korrik 2018 drejtuar Z. Edi Rama, Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Presidentit të Shqipërisë si dhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetares së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra, z.Hermann Parzinger, shprehu shqetësimin tonë të sinqertë në lidhje me vendimin alarmant për të shembur Teatrin Kombëtar historik të Shqipërisë në Tiranë, një vend trashëgimie historike me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë, për ta zëvendësuar me një ndërtim modern. Në perspektivën e zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, të cilat kanë nisur të përbëjnë një kërcënim të hapur për Teatrin Kombëtar, Europa Nostra pohon në mënyrë të ripërsëritur mbështetjen e saj për fushatën tuaj për shpëtimin dhe rigjallërimin e Teatrit nëpërmjet aktiviteteve kulturore nga e gjithë Europa, të cilat japin një mesazh unik për vlerat kulturore të Europës.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është një monument i rëndësishëm dhe unik i arkitekturës europiane, i vendosur në një kontekst urbanistik me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Fshirja e Teatrit Kombëtar nga lista kombëtare e monumenteve të mbrojtura është një veprim që injoron me paramendim rëndësinë e pranuar dhe legjitimuar arkitekturore, historike dhe urbane të ndërtesës, çka dëshmohet nga kërkimet shkencore të kryera në nivelin akademik nga studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj. I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të heqë përfundimisht dorë nga planet për shkatërrimin e këtij simboli të patjetërsueshëm të Tiranës dhe të marrë seriozisht parasysh potencialin e tij të pazëvendësueshëm për pasurimin kulturor dhe shoqëror të Tiranës, çka mishëron plotësisht godina e Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020” – një fushatë e shoqërisë civile që identifikon monumentet dhe zonat në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të realizueshme dhe të qëndrueshme për këto zona. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara ” u lançua në janar 2013 nga Europa Nostra dhe Instituti Europian i Investimeve si anëtarë themelues. Paneli i Këshillimit i 7 vendndodhjeve më të rrezikuara do të takohet shpejt në Hagë dhe do të shqyrtojë dhe disktuojë nga afër zonat e nominuara.

Europa Nostra mbetet e hapur dhe e gatshme të vazhdojë dialogun me autoritetet shqiptare në një përpjekje për të arritur një zgjidhje që i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë palëve të interesuara.

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritEuropa Nostra për Trashëgiminë EuropianeGuy Clausseregjisori Robert Budinazëvëndës Presidenti ekzekutivi

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Mbaron afati, kandidatët për kryeprokuror nuk ankimojnë renditjen e KLP-së

Mbaron afati, kandidatët për kryeprokuror nuk ankimojnë renditjen e KLP-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com