Teatër “ba(sh)bales” në bulevard – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatër “ba(sh)bales” në bulevard

18:46 | 26/05/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Astrit Patozi
Sot pamë “live”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udhëheqin. Të atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë. Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshtërta, mos prisni më kot që të ketë fitues.
Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë. Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi, nëse janë në pushtet apo në opozitë.
Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.
Babalja në opozitë thotë se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.
Një Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithë kanë televizor në shtëpi dhe e kanë parë gjithçka me sytë e tyre.
Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret për dështimin e vëllait të vet në opozitë. Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnjë lidhje me njerëzit dhe atë vetë.  Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston. Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.
Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj “lufte epike”, për të mos thënë që është e vetmja arsye. Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.  A thua se kjo eshte një fotografi apo një video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide. Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.
Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.  Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numuruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron. Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memise para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi.  Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund. Por edhe ai më i forti tē mos trimërohet kot, vetëm nga dobësia apo kapja e tjetrit.
Sot kishim mundësi t’i numuronim vetëm policët atij, por do të vijë shpejt dita që të testohen edhe njerezit që e mbështesin.
Shqipëria nuk mund ta lërë fatin e vet në dorë të Babaleve dhe as të marrëdhenieve që mund të kenë ata me njëri-tjetrin, pavarësisht se kush prej tyre bie ne burg dhe kush nuk i dërgon tjetrit njē paketë cigare.
Për rastësi ose jo, fiks si sot një vit më parë pala sulmuese dorëzonte me triumfalizëm listën e fitores mbi rivalen e vet, pas romance të fortë dashurie joplatonike. Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternative të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udheheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur.

 

Etiketa: Astrit Patozibabalebulevarddron

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Agjërimi/ Kasem Hallulli: Sillu, sillu botë e vjetër (film)

Agjërimi/ Kasem Hallulli: Sillu, sillu botë e vjetër (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com