Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Të vërtetat shokuese nga jeta e Demi Moore, nga përdhunimi tek aborti, alkooli dhe droga

Nga Ejona 0

Demi Moore rrëfen të vërtetat tronditëse të jetës së saj nga përdhunimi në moshën 15 vjeçare, deri në rënien në tunelin e drogës dhe alkoolit.

Në një intervistë për New York Times, Demi tregon pjesë nga libri i saj autobiografik “Inside Out” i cili pritet të publikohet më 24 shtator.

“Kur isha akoma fëmijë më është dashur të heq nga goja e nënës time ilaçet, teksa ajo tentonte t’i bënte keq vetes. Diçka shumë e rëndësishme po më ndodhte, fëmijëria ime kishte mbaruar.

Një ditë pas ditëlindjes sime të gjashtëmbëdhjetë vendosa të shkoja të jetoja me një kitarist, dhe dy vite më pas u martova me muzikantin Freddy Moore.

Tre martesa, me Freddy nga 1980 deri në 1984, e dyta me Bruce Ëillis nga 1987 deri në 2000 dhe në fund ajo me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013.”- rrëfen Moore.

Për këtë të fundit Demi tregon për një kapitull shumë të dhimbshëm në jetën e saj në të cilin ajo abortoi fëmijën në muajin e gjashtë.

“Sapo kishim filluar të dilnim bashkë, ishte viti 2003, unë isha 42 vjeç, ai 15 vjet më i vogël se unë, unë mbeta shtatzënë shumë shpejt pas lidhjes tonë, me një vajzë, të cilën donim t’i vinim emrin Chaplin Ray, por në muajin e gjashtë të shtatzënisë pata një abort spontan”, shprehet Demi.

Pas këtij episodi të tmerrshëm, Demi dhe Ashton provuan të kenë fëmijë, por pa sukses. Në libër artistja fajëson veten për abortin dhe thotë që filloi të pinte dhe të përdorte drogë për të kaluar dhimbjen. Në 2011 më pas vjen ndarja, pasi Moore zbuloi që Ashton e tradhtonte prej kohësh dhe dy vjet më pas vjen divorci.

Demi ka tre vajza me aktorin Bruce Ëillis, Rumer, që tani është 31 vjeç, Scout, 28 dhe Tallulah, 25 vjeç.
Në 2012 aktorja e famshme u detyrua të shtrohej në një qendër rehabilitimi.

“Një pjesë e jetës sime po merrte fund. Tani jam e pastër, por atëherë nuk kisha një karrierë dhe një marrëdhënie stabël”, ka thënë artistja për New York Times.
Sot më e keqja duket se ka kaluar për Demi Moore, që jeton e qetë marrëdhënien e saj me stilisten serbe Masha Mandzuka.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej