Të tana gra – Tanagra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të tana gra – Tanagra

09:15 | 17/09/2021
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra

“Duke shkuar prej Tebës në Argos, thotë Straboni, në krahun e majtë është Tanagra dhe pranë rrugës, në të djathtë është Hyria.” (Tanagra, Naim Laçej, Historia e genit dhe e gjuhës).

Çka  është dhe ku është Tanagra? Tanagra, është komunë në veri të Athinës, në Beotia. Qendra e e komunës është qyteti Skimatari, jo fort larg Tebes dhe i njohur në lashtësi për prodhimin e madh të figurinave të njohura si figurina Tanagra.  Figurinat ishin nga llaçi i pjekur, bronzi dhe druri të prodhuara në sasi të madhe që nga shekulli IV para Krishtit.

Në “Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët” (Frankfurter Algemanje Caitung” 2010 Andreas Kilb), Andreas Kilb sqaron se popull grek, të cilin e njohim  sot, nuk është gjë tjetër veç asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët. Madje, Klibi tenton të hetojë edhe psikologjikisht popullin grek, duke përfunduar se ndryshimi nga origjina zëvendësohet me solidarizimin e vazhdueshëm për t’u përballur me një armik të përbashkët. Ai thekson se një në çdo katër grekë, një është refugjat, kaq të tjerë kanë origjinë sllave, por të gjithë janë të bashkuar kundrejt armikut të përbashkët. Greqia ka qenë e pushtuar nga sllavët, të cilët u ndalën dhe u tërhoqën pasi ndeshën në rezistencën e fortë të shqiptarëve në Athinë që udhëhiqeshin nga Gjin Bue Shpata. Ajo ka qenë e pushtuar edhe nga bullgarët, kryqëzata frënge, katalanasit dhe në përfundim më 1450 nga Perandoria Osmane. Por, gjithnjë këta pushtues së Greqisë janë ndeshur me fiset shqiptare, të cilat jetonin që në lashtësi në Thesalisë,  në Boeotia, Peloponez dhe ishujt e shumtë. Kjo vërtetohet edhe se shumica e kapedanëve të Kryengritjes së 1821 ishin të gjithë shqiptarë (arvanitasit) dhe për disa vite shqiptarët drejtuan Greqinë e Re në të gjitha fushat, kryetar shteti, kryeministra, akademikë e kështu me radhë.

Read more

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

Tanagra  u quajt vendi në Beotia, ku u gjetën me mijëra figurina të ngjashme me ato të viteve 1870. Figurina të burrave, të  fëmijëve, të artistëve, por pjesa më e madhe ishin “të tana gra”. Figurinat e Tanagrave shquhen me qëndrimin e tyre, të pushuara, të shlodhura dhe të mveshura me teshat e tyre që në përgjithësi janë nënrobat e holla, të cilat mvishen me mantila më të trashë të quajtura Himation (britishmuseum.org). Në kohën e punimit të figurinave ato ishin me ngjyra të gjalla dhe pëlhura e veshjeve ishte e përdredhur dhe e ngrehur, dhe i bënte ato të këndshme dhe u jepte theksin e posaçëm në formën e tyre.

A ishin mbretëresha apo gra të zakonshme? Për kë u bën ato? Duket se çdo figurinë e paraqet një domethënie në vete. Shumica e figurinave Tanagra që u gjetën nëpër varre mendohet të ishin ose dhuratë ndaj perëndive apo një rehati apo komfort për të vdekurit. Por edhe në varrezat e shenjta, figurina e gjetura duhej të ishin një adhurim për ata që ishin varrosur aty.

Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin XVIII Johann Winckelmann, i cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman në të vërtetë ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsive të Greqisë së shekullit XIX si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllahët ju imponua që të krijonin identitetin modern grek. Por, karakteristikat e këtyre racave nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve, sepse është vërtetuar shkencërisht që ne rrjedhim nga ilirët (Arben Llalla).

Vendi i Hyrieve në Tanagra është i lidhur ngushtë nga mitologjia me vendlidjen e e njërit prej personazheve më interesante të saj. Por, çka përfaqësojnë këto gra në Tanagra? Autori Naim Laçej thotë se ato gra ishin ajka e Tanagra-s për nga pashia dhe bukuria dhe se në kushtet e një sistemi matriarkal ato i takojnë një “bërthame racore”.

Tanagra, veç në kohën e luftërave Medike ishte një qytet shumë i rëndësishëm dhe rreth vitit 800 para Krishtit quhej qytet. Ishte qendër themeluese e Ligës së Beotisë. Deri në shek e V para Krishtit Tangra bëhet një fuqi beotiane. Është e njohur Korina, poetesha më e madhe e kohës së përmendur. Beotianët ishin të njohur edhe si muzikantë të shkëlqyeshëm. Tanagra ishte e njohur edhe për luftën e gjelave. Tanagra ishte një udhëkryq tregtar gjatë periudhës klasike në mes të Athinës dhe Thebes.

“Në shumë raste, thoshte M. Rayet, shqiptarët nga fshatrat e varfëra të Skimatarit, Bracit, Litiadit dhe Staniatesit, fshatra këto të shtrira në një rreth 5 a 6 km rreth Tanagras, duke e punuar tokën e tyre dhe duke i punuar cungat e hardhive të rrushit rastësisht kishin gjetur varrezat që aq shumë kishin në vete vazo dhe figurina nga llaçi i pjekur, dhe vetëm rreth vitit 1872 filluan kërkimet pak a shumë të organizuara

Një grop profesional i quajtur Jorgos Anifantis (?) që e kishte zbrazur nekropolen e Thespit erdhi dhe e filloi eksplorimin e nekropolit të Tanagras. Aty, ai gjeti që varret ishin të dy llojeve: disa zgavra të thjeshta aty-këtu nëpër fusha të një epoke shumë arkaike dhe kishin vetëm vazo të ngjyrosura; dhe të tjerat varreza të rregulluara dhe në vijë të drejtë që kishin nga 3-4 a më shumë figurina në çdo varr. Kështu që së pari, skimatariotët e pastaj edhe të tjerët nga fshatrat tjera iu vërsulën kërkimeve shumë fitimprurëse. Muzeu i Luvrit në Paris ka më së shumti nga të gjithë muzetë e botës… Vendasit kishin numëruar që ishin hapur mbi tetë mijë varre plotë me figurina (ephodia.eu/ceramique_les_terres_cuites).

Po pse Tanagra është ende një fshetësi? Pse Tanagra mbetet ende një histori jo krejtësisht e zbuluar? (Tanagras : a mistery unveiled”, Kya Verhagen, University of Heigen 2012-2013).

Etiketa: Andreas Kilbarben llallaBeotiaFahri XharrafigurinatJohann WinckelmanNaim LaçejNiko DhimuStraboniTanagraTë tana gra - Tanagra

Të Lidhura

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

nga 27
15:11 | 20/12/2025
0

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

nga 27
14:55 | 20/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar propozimin e Bashkisë së Durrës për ndryshimin dhe zgjerimin e projektit,...

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

nga 27
14:43 | 20/12/2025
0

Policia Rrugore e Kukësit ka njoftuar qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë të shtojnë kujdes gjatë udhëtimit....

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

nga 27
14:23 | 20/12/2025
0

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i...

Para
“Shëndetësia falas mashtrim i Ramës”, Vokshi: E shëmtuar që Rama i përdor gratë si statistikë në qeveri (film)

"Shëndetësia falas mashtrim i Ramës", Vokshi: E shëmtuar që Rama i përdor gratë si statistikë në qeveri (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com