Disa të shtëna me armë zjarri janë verifikuar këtë të shtunë në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë.
Sipas policisë e cila ka mnërritur në vendngjarje është qëlluar në ajër dhe nuk ka pasur të lënduar.
Agjentët kanë arritur ndërkohë të identifikojnë një nga personat e përfshirë në ngjarje, shtetasi me inicialet S.M, i cili është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete, të kalibrit 9 mm.