Të paktën 17 persona të plagosur janë regjistruar nga të shtënat me armë në një klub nate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një klub nate në qytetin Litle Rock, ndërsa sulmi nuk ka të bëjë me një sulm të mundshëm terrorist por ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Mediat amerikane, të cilat i referohen policisë vendae, shkruajnë se të plagosurit nuk kan rrezik për jetën.
“Sulmi ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje mes njerëzve brenda në lokalin e natës”, ka thënë Shefi i policisë së Little Rock Kenton Buckner.