Tre persona, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga policia ditën e sotme.
Pas një operacioni, i arrestuar ka mbetur një person i shpallur në kërkim me inicialet B. B. 39 vjeç për të cilin Gjykata e Apelit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kanosje me armë zjarri, ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.
Gjithashtu është arrestuar 24-vjeçari me inicialet Xh. H., i cili akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Xh.H. në bashkëpunim me A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ndërkohë gjatë operacionit “Llogaritari”, policia ka arrestuar një 41 vjeçar me inicialet E. B., i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.