Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë vijuar protestat para Ministrisë së Brendshme, pasditen e sotme. Por pas kësaj, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke mbajtur në duar banderola në formë bilete avioni, të përgatitura në mënyrë simbolike në protestën e sotme.
Këto banderola ata i kanë lënë para Kryeministrisë, duke i kërkuar kryeministrit Rama të largohet.
Por protesta e sotme e të rinjve të PD dhe LSI nuk ka qenë e qetë, pasi ka patur përplasje me policinë.