Të paraburgosurit te Burgu 302 hyjnë në grevë urie pa afat, tetë kërkesat nga dhuna te ushqimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të paraburgosurit te Burgu 302 hyjnë në grevë urie pa afat, tetë kërkesat nga dhuna te ushqimi

11:42 | 31/07/2019
në Shqiperi
0

Prej mesditës së djeshme, të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale 302, që ndodhet në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë kanë hyrë në greve urie pa afat.

Ndërsa një ditë para se të fillonin grevën, ata kanë bërë një letër të hapur, drejtuar Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorit të BE-së, Luigi Sireca, si dhe Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Fillimisht, ata parashtrojnë ankesat dhe pretendimet e tyre, duke theksuar se po u shkelen të drejtat.

Madje, kërkojnë edhe amnisti gjithëpërfshirëse. Ndërsa pretendojnë se ndaj tyre ushtrohet dhunë fizike e psikologjike. Gjithashtu, kanë ankesa edhe për cilësinë e ushqimit. Në fund të letrës së hapur ata rendisin edhe 8 kërkesat e tyre, që nisin me ajrimin, takimet me familjarët, respektimin e rregullores për sendet e ndaluara e deri te mbajtja e bombolës së gazit. Më poshtë, letra e plotë ku të paraburgosurit kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Faksimile e letrës së të paraburgosurve

LETRA E PLOTË E TË PARABURGOSURVE

Të paraburgosurit e 302- shit, dy ditë më parë, i kanë nisur një letër të hapur Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ministres së DrejtësisëK Etilda Gjonaj, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca-s, Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, si dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend. “Të nderuar, në respekt të detyrës suaj në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ju drejtohemi juve si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të drejtat më themelore të njeriut, në të gjitha institucionet IEVP, në Shqipëri. Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë sesi do të zbatohet kjo reformë në kushtet aktuale, ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit.

Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim, kur sot, në vitin 2019, Gjykata, mes vendimeve në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk kuptojmë pse me dy standarde Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte, kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “organizatë kriminale”.

Thonë se ka vakum ligjor, nuk ka institucione dhe i shkelin ligjet me të dyja këmbët. I thyejnë afatet ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Simboli i drejtësisë, peshorja e famshme, ka vite që anon në një krah, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë, “nuk dimë çfarë po bëhet…”.

Me të drejtë pyesim se çfarë po bëhet me ne. Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dezinformojnë mediat. Ka filluar presioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucioneve të drejtësisë italiane, atë të 41/ BIS. Të nderuar zonja dhe zotërinj, ky ligj ka specifikë dhe aplikohet për organizatat mafioze. Pyetja është: “A ka organizata mafioze në Shqipëri?”.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Kryeministri Edi Rama thotë po e citojmë, ‘Holanda u referohet disa kriminelëve shqiptarë, por kurrsesi nuk mund të pranojmë që në Shqipëri ka organizata mafioze’. Atëherë, për çfarë duhet ligji 41/BIS në Shqipëri? Ky ligj, si në Itali dhe në të gjithë BE-në shoqërohet me paketë ligjore, ku për sjellje të mirë shoqërohet me dënime alternative dhe me bazë ligjore me 3/5 e dënimit. Jemi dakord të kërkoni zbatimin e ligjit në këto institucione, por ne kemi edhe të drejta që na janë mohuar prej vitesh.

Duke qenë qytetarë të këtij vendi, kemi dhe ne të drejtë që për përvjetore të ndryshme, festa të Republikës etj., të përfitojmë ulje dënimi nëpërmjet një amnistie që nuk mbahet mend se kur ka qenë hera e fundit. Ne nuk kërkojmë amnisti të Nenit 71 të Kodit Penal, por amnisti gjithëpërfshirëse ku të gjithë të dënuarit të përfitojnë për t’u ndjerë të barabartë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë.

Për të burgosurit e përjetshëm të zbatohen ligjet e BE, jo të persekucionit. Të nderuar zonja dhe zotërinj, drejtues të institucioneve më të larta të vendit, ju informojmë se në këto institucione na është mohuar e drejta për ajrim. Edhe kafsha ka kushte më të mira ajrimi. Prandaj, kërkojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha IEVP-të e tjera në Shqipëri.

Në raste gëzimesh familjare apo hidhërimesh, të na mundësojnë takim shtesë, sepse kjo ka kaluar në kompetencë të drejtorit të Përgjithshëm. Të na mundësojnë aktivitete kulturore e sportive. Të përmirësohet cilësia e ushqimit, në parametra si në sistemin e BE. Të na lejohet bombol gazi, si në të gjitha IEVP-të në gjithë Shqipërinë. Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara, të mos krijojë stres te familjarët. Të eliminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAP-it duke respektuar konventën e të drejtave të njeriut.

Të respektohet rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e Ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme, duke veçuar sendet e ndaluara, nga celulari. Për çdo send të ndaluar mbahet raport shërbimi, kurse për celularin dënohesh penalisht. Në pritje të përgjigjes pozitive nga ana juaj, me respekt, të paraburgosurit e IEVP 302, Tiranë.

KERKESAT

  1. Kërkojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha IEVP-të e tjera në Shqipëri.
  2. Në raste gëzimi familjare apo hidhërimi të na mundësojnë takim shtesë, sepse kjo ka kaluar në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm.
  3. Të na mundësojnë aktivitete kulturore e sportive.
  4. Të na përmirësohet cilësia e ushqimit me parametra si të BE-së.
  5. Të na lejohet bombol gazi si në të gjitha IEVP, në të gjithë Shqipërinë.
  6. Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara e të mos krijojë stres te familjarët.
  7. Të eliminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAP-it duke respektuar Konventën e të Drejtave të Njeriut.
  8. Të respektohet nga ne rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme duke veçuar sendet e ndaluara.

 

Etiketa: dhunëgreve urie pa afatInstitucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale 302të paraburgosuritushqim

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vasili: Drejtësia landfilli i Ramës që riciklon votimet kriminale moniste

Vasili: Drejtësia landfilli i Ramës që riciklon votimet kriminale moniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com