Të (mos) pluskosh para dhunës… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të (mos) pluskosh para dhunës…

15:30 | 04/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Majlinda Bregu

Sot pasdite Parlamenti me kërkesë të PD, do të zhvillojë një seancë me debat për dhunën në familje. Është absolutisht për t’u vlerësuar kjo përpjekje dhe shpresoj të jëtë një seancë serioze, jo nga ato ku nis për debat për një problem, i cili po gjymton shoqërinë shqiptare-makabritete, vrasje, përdhunime, plagosje, kërcënime, abort selektiv, përndjekje, martesa në moshë të vogël dhe diskriminim gjithëfarësoj të grave e vajzave, pavarësisht pozicionit të tyre ekonomik dhe statusit të tyre shoqëror, -dhe përfundon një seancë tip, “gjithë fajin e ka Edi Rama, apo gjithë fajin e kishte Sali Berisha”.

(Ky i vogli, kryetar i PD-së, përjashtohet nga faji sot, se ky për sa kohë të jetojë në mohim të realitetit, s’do pranojë se ka faj asnjëherë dhe për asgjë.)

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Do të doja gjithashtu, që Parlamenti në fund të kësaj seance të mos mjaftohej me “dënimin e fenomenit të dhunës në familje”, një nga pikat e kërkesës së PD. Dhuna ndaj grave nuk është vetëm dhunë në familje dhe të zgjedhurit e partive politike në Parlament, nuk besoj se mund edhe të mos dënojnë një krim, i cili po bën hata ndër gra e fëmijë në Shqipëri. Parlamenti sot duhet të kërkojë e nxisë shpalljen e luftës kundër dhunës me bazë gjinore, PRIORITET KOMBËTAR.

3600 denoncime për dhunë në familje, janë regjistruar vetëm për 8 muajt e parë të vitit 2017. 14 gra janë vrarë, dhe ka afro 2000 kërkesa për urdhëra mbrojtje.
Dhuna në familje i tejkalon shifrat e të gjitha krimeve të tjera, si vepra penale me numrin më të madh të viktimave. Në 2015-n, vetëm vdekjet që vinin si pasojë e dhunës në familje përfaqësonin 37% të të gjitha vdekjeve si rezultat i krimeve.
Nuk di nëse në këtë seancë sot, është ftuar Presidenti i Republikës, krerët e komuniteteve fetare, Prokurori i Përgjithshëm, Guvernatori i Bankës, kryetarët e bashkive dhe sigurisht media dhe organizatat jo qeveritare. Sepse, një krim me përmasa të përbindshme si dhuna ndaj grave e dhuna në familje, nuk ndalet vetëm nga qeveria edhe sikur kjo të jetë qeveria më e mirë në botë.

Por, shpresoj shumë që Parlamenti sot të hapë një debat jo shterues, për tregun e punës dhe marrëdhëniet e punës në Shqipëri. Gratë raportojnë një normë më të lartë papunësie dhe janë të parat që vuajnë nga çdo rënie sado e vogël e ekonomisë; kanë akses më të kufizuar te mallrat dhe shërbimet po kështu edhe te përfitimet sociale dhe ekonomike, përfshirë huatë bankare, kreditë hipotekore dhe format e tjera të asistencës financiare. Për të mos përmendur pastaj aksesin tejet të limituar në prona, kapital dhe strehim, një nga arsyet kryesore që mban gjallë marrëdhëniet abuzive ndaj grave dhe është arsye madhore për moshkëputjen nga cikli i dhunës.

Sikurse për të mos kërkuar gjithmonë vete dhe bashkë me të dhe gajin ndër të tjerë, sot duhet të flitet edhe për pjesëmarrjen në politikë dhe vendimmarrje të grave dhe vajzave. Ka arsye për të hapur një debat dhe për të dalë me propozime të nevojshme për ndryshime ligjore, që nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor i cili në përpjekje për të bërë të detyrueshme zbatimin ekuotës prej 30% të grave në Parlament, iu vuri cmim grave.

Nëse doni të ketë me shumë gra në politikë, mos ia lini këtë në dorë më të papërgjegjshmëve që merren me politikë.

Mendoni sa e sinqertë është firma e Lulzim Bashës sot në atë kërkesë mocion për gratë, kur i duhet të paguajë 100 mijë euro në KQZ se nuk zbatoi një detyrim ligjor po për gratë!

Dhe për këdo nga të singjashmit e tij që nuk e kupton lidhjen mes të dyjave, po ju them dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje NUK luftohen pa fuqizimin ekonomik të grave dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre faktike dhe të barabartë në vendimmarrjen politike dhe publike.

Shpresoj shumë që të dëgjoj sot për inicitiava ligjore e marrje përsipër të përgjegjësive reale bazuar në Konventat Ndërkombëtare, për të ndryshuar situatën.
E së fundmi, kryesisht uroj që seanca sot të mos zgjasë sa një rrahje zemre dhe të mos na shpërfaq nivelin më të lartë të mediokritetit e patetizmit, për të cilin nuk ka nevojë lufta kundër dhunës me bazë gjinore.

Është luftë dhe betejë me krimin kundër njëriut, ndaj për kë njeh arsyen, le të bëjë çmos që kjo seancë të mos ankorohet në hiçgjë.

Etiketa: cikli i dhunëshiçgjëhuatë bankarekreditë hipotekoreMajlinda BregumediokritetipatetizmistrehimTë (mos) pluskosh para dhunës...

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Forcat e Armatosura përfundojnë urën e Drazezës brenda 24 orëve

Forcat e Armatosura përfundojnë urën e Drazezës brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com