Të miturit shqiptarë zhduken rrugëve të Anglisë. Çfarë po ndodh? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të miturit shqiptarë zhduken rrugëve të Anglisë. Çfarë po ndodh?

08:11 | 18/08/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Një tjetër adoleshent shqiptar është shpallur i zhdukur nga policia britanike. Që prej 19 qershorit, Bamir Matmuja rezulton i zhdukur dhe autoritetet vendase janë vënë në kërkim të të riut. Për herë të fundit, 16-vjeçari është parë të premten e 19 qershorit 2020, në Bedfordshire, një zonë që ndodhet në lindje të Anglisë.

Pse zhduken adoleshentët shqiptarë?

Kjo nuk është hera e parë që policia britanike, njofton për zhdukjen e të rinjve shqiptarë, por çfarë ndodh me këtë adoleshentë në të vërtetë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdukur në Britaninë e Bashkuar, këtë vit janë zhdukur përafërsisht 112,853 fëmijë, një shifër kjo shumë e lartë, krahasuar me disa vende të tjera evropiane.

Gazetarja Silvana Muça ka kontaktuar me njërin prej adoleshentëve shqiptar, që disa muaj më parë ndodhej në listën e personave të zhdukur nga Britania e Madhe. 17-vjeçari që ka dhënë informacionin kërkon të mbetet anonim, por pranon të japë detaje të asaj që po ndodh në të vërtetë. I riu thotë se ka udhëtuar drejt Britanisë vetëm me 200 mijë lekë të vjetra. Vendimi për të larguar nga gjiri i familjes ka qenë pas bisedave të shumta që ka bërë me shokët e tij, ku një pjesë e tyre janë moshatarë me atë. Ai thotë se asgjë nuk ka qenë dhe është e lehtë për askënd që bredh rrugëve të Evropës, i vetëm e pa familjen përkrah.

“Ika nga Shqipëria sepse nuk kisha asnjë mundësi për të ecur përpara. Me vete mora vetëm 200 mijë lekë shqiptare. Imagjino se çfarë më është dashur që të kaloj për shkak të mungesës së parave”, thotë adoleshenti.

17-vjeçari më siguron se ata që shpallen në kërkim nga policia, në fakt nuk përballen me rreziqe por largohen me dëshirën e tyre nga vendi ku i ka strehuar shteti britanik.

“Adoleshentët vijnë në Angli për të fituar para. Shteti anglez, kur i lokalizon, iu gjen shtëpi dhe iu jep një tarifë mujore prej 70 paundësh. Kjo nuk mjafton për të mbledhur lekë dhe kështu që detyrohen të largohen nga shtëpia e shtetit dhe të kërkojnë punë. Policia apo shteti nuk mund të na sjellë në Shqipëri deri sa të mbushim 18 vjeç”, rrëfen dëshmitari.

Gazetarja e pyet nëse ka nga ata adoleshentë që afrohen me bandat kriminale, të përbërë nga shqiptarë, që operojnë në Angli.

“Nuk mungojnë edhe raste të tilla, por secili bën zgjedhjen e vet. Shumica në fakt kërkon që të nisë një jetë të qetë, të mbledhë para dhe të ndihmojë familjen në Shqipëri”, thotë adoleshenti që ende nuk e kupton që është ende fëmijë dhe se detyrimi i tij është që të shkollohet e jo të kujdeset për familjen.

Më poshtë po listojmë një listë të adoleshentëve të zhdukur që nga janari 2020 e deri më sot, por që nuk është përfundimtarja.

1. Indrit Matranxhi, 16 vjeç-zhdukur që me 6 gusht 2020
2. Bamir Matmuja, 16 vjeç, zhdukur që me 19 qershor 2020
3. Fatos Ahmeti, 17 vjeç-zhdukur që me 10 qershor 2020
4. Flamur Taçi, 15 vjeç, zhdukur që me 9 maj 2020
5. Bledar Daci, 16 vjeç, zhdukur që me 10 maj 2020

6. Ervin Gjuzi, 17 vjeç, zhdukur që me 16 prill 2020
7. Erlind Topuzi, 17 vjeç, zhdukur që me 3 prill 2020
8. Sindrit Kolaj, 17 vjeç, zhdukur që me 4 shkurt 2020
9. Klajdi Avell, 17 vjeç, 31 zhdukur që me janar 2020
10. Asmerijdo Hoxha, 17 vjeç, zhdukur që me 3 janar 2020
11. Orlando Cenaj, 17 vjeç, zhdukur që me 2 janar 2020

Etiketa: adoleshent shqiptarAngliBamir MatmujaBritania e Madhe

Të Lidhura

Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

nga 27
12:12 | 14/03/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije...

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

nga 27
12:08 | 14/03/2026
0

Saranda për vite me radhë ka qenë një nga qytetet ku fenomeni i ndërtimeve pa leje ka marrë përmasa shqetësuese,...

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

nga 27
11:56 | 14/03/2026
0

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

nga 27
11:52 | 14/03/2026
0

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Para
Ekzekutimi në Shkodër, ish-futbollisti u vra me 8 plumba! Ishte shok me autorin

Ekzekutimi në Shkodër, ish-futbollisti u vra me 8 plumba! Ishte shok me autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

12:12 | 14/03/2026
Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

12:08 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:56 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:52 | 14/03/2026
Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:40 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –
  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –
  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com