Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Të maskuar dhe me armë, grabitësit futen me makinë brenda argjendarisë dhe marrin mijëra paund (film)

Nga Ejona 0

Një video e rrallë grabitje është publikuar nga mediat e huaja, ku duket se si hajdutët, në mënyrë spektakolare shpërthejnë xhamin me një ‘Range Rover’ futen në dyqan, vjedhin bizhuteritë të maskuar dhe me armë dhe ikin.

Grabitja ka ndodhur saktësisht më 25 tetor të vitit të kaluar në rrugën Shepherds Bush të Londrës Perëndimore në Angli.

Me një ‘Range Rover’ të vjedhur dhe me targa të ndryshuara, Ben Wegener dhe dy bashkëpuntorët e tij mundën të hyjnë dhe të vjedhin.
Wegner u arrestua në moment ndërsa dy të tjerët mundën t’i ikin me mijëra paund të vjedhura.

34-vjeçari Wegener është dënuar me 10 vite burg për grabitje, drejtim i makinës në moment të rrezikshëm, armëmbajtje, dëme kriminale dhe vjedhja e sendeve me vlerë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej