Nga Søren Kierkegaard
Ndodhi që ra zjarr në prapaskenën e një teatri. Kllouni doli me vrik në skenë, për të lajmëruar publikun. Por, të pranishmit kujtuan se po bënte shaka dhe duartrokitën. Ai i lajmëroi sërish, ata e brohoritën edhe më fort. Prandaj mendoj se botës do t’i vijë fundi në mes duartrokitjeve të përgjithshme të gjithë atyre të mençmëve, që do ta marrin për shaka.