Të jesh gazetar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të jesh gazetar

16:30 | 03/05/2016
në Opinion
0

Nga Anila Basha

Të jesh gazetar këto kohë në Shqipëri do të thotë të jesh në ditë të vështirë. Të jesh në pikë të hallit. Të jesh i rrënuar, frustruar, pa personalitet hera herës (pse do ketë vallë nga ata kolegë që lexojnë këto rreshta dhe do të thonë se unë jam më i ndershmi?????); të bësh gjoja, të marrësh të tjerët nëpër gojë e të të marrin nëpër gojë; të korruptohesh; të mos raportosh atë që në fakt duhet të raportosh, pra atë që sheh dhe që investigon; por të raportosh atë që të udhëzohet e thuhet, qoftë në drejtimin nga lart poshtë, qoftë anasjelltas.

Të jesh gazetar sot në Shqipëri do të thotë që të mbash mikrofonin në gojën e Berishës apo Ramës, por të mos dëgjosh për asnjë moment se çfarë thonë. Të jesh gazetar në Shqipëri, do të thotë të mos guxosh të bësh një pyetje sepse në rastin më të mirë, ai që gjendet në foltore, ikën duke të kthyer një buzëqeshje, e në rastin më të keq, pyetjen të ta presin në redaksi e të mos e transmetojnë apo të mos e botojnë fare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të jesh gazetar në Shqipëri do të thotë të jesh in-extremis majtas, apo in-extremis djathtas, kur vjen puna te zhvillimet politike; ndërsa kur vjen puna te zhvillimet në fusha të tjera, social-ekonomike-kulturore, të marrësh ca info që raportohen në facebook apo twitter, e të mos shkosh më larg. Të jesh gazetar në Shqipëri, ndoshta për gjithë këto arsye, do të thotë që në fund të muajit të mos marrësh dot rrogën, sepse bossi yt nuk i ka gjetur dot lekët e investimit që po mban në këmbë. Do të thotë që të mos kesh një kontratë pune të rregullt, mos të krijosh dot sindikatë, të mos paraqitesh në aktivitetet protestuese të Unionit të Gazetarëve, e mbi të gjitha të mos jesh aspak solidar: nëse një tv apo një gazetë bën një gjë të bukur, të tjerët nuk i japin hapësira për shkak xhelozie, mllefi a urrejtje që ai tjetri nuk ka bërë ndonjë gjë më të madhe sesa ne të tjerët.

Të jesh gazetar sot në Shqipëri do të thotë të transmetosh via satelit (iku koha e kasetave) dhe të marrësh orë të tëra programacioni vetëm për hatër të këtyre zhvillimeve; ashtu sikurse, të balancosh faqet politike të gazetave, vetëm për hatër se në mos të thonë i majtë, do të të thonë i djathtë, por asnjëherë i pavarur.

Të jesh gazetar sot në Shqipëri, duhet të jesh i nderuar të të hapet një derë ministrie, për të marrë ndonjë fond nga torta e madhe e reklamave shtetërore, por që bosët e tjerë, i kanë mbyllur me kohë këto hesape, e për ty, nuk ka më vend. Por, rropatesh të mendosh se nesër do të ndryshojë diçka, e se një boss, do të zëvendësohet me një boss tjetër.

Të jesh gazetar në Shqipëri, do të thotë të punosh me tetë orarësha (a thua ndodh kështu edhe në botë), do të thotë të mos dish t’u përgjigjesh pyetjeve themelore të shkrimit dhe raportimit të lajmit. Edhe më të mirët, bien pre e nivelit mediokër që vjen edhe për shkaqet e përmendura më sipër.

Të jesh gazetar në Shqipëri, do të thotë të kesh frikë, e të jesh në pikë të hallit, sikurse edhe vetë media është në ditë të hallit. Dhe kjo vlen për armatën e rreth 5000 gazetarëve, reporterëve, fotografëve, operatorëve, montazhierëve, teknikëve etj, etj, pra kaq sa ç’i ka vlerësuar Unioni i Gazetarëve.

Duhet të gjithë sot në ditën e gazetarëve të përpiqemi t’i themi stop kësaj situate. Ndoshta e kemi lënë vetë të degradojë kështu. Por do të ishte më e ndershme, që t’i pranonim gabimet.

/newsbomb.al/

Etiketa: Anila BashafotografëgazetarmontazhierëoperatorëreporterëteknikëUnioni i Gazetarëve

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Donald Lu te Berisha për reformën në drejtësi

Donald Lu te Berisha për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com