Të gjithë në kërkim të vetvetes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjithë në kërkim të vetvetes

11:40 | 01/10/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Ka bërë mjaft përshtypje rivaliteti i minutave që ka nisur së fundi mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në Parlament. I pari ka folur sërish më shumë se i dyti, megjithëse po ta pyesësh rreth asaj që thotë dhe që bën, të përgjigjet rregullisht me frazën-klishe “përfaqësoj vetëm Sali Berishën”. Pra veten. Ndërkaq, Kuvendi është ende një territor për t’u zbuluar për Lulzim Bashën, dukshëm të sugjestionuar nga roli i pazakontë i drejtimit të një liste deputetësh që janë mësuar zakonisht të shohin drejt rradhës së tretë, vendit ku ulet Berisha. Por edhe të ndodhur në krye të një grupimi politik që e ka humbur dukshëm në këtë mandat të dytë opozitar, tharmin dhe pulsin e dikurshëm, kur seancat nxeheshin deri në pikën e moskthimit dhe kur Shqipëria mbante frymën për të dëgjuar të enjtet e famshme parlamentare, ku shaheshin të gjithë pa filtra dhe rezerva.

Dyshja Basha-Berisha po testohet këto orë në një mjedis që tradicionalisht ka qenë i ish-kryetarit, jo i kryetarit. Basha ka mbi vete disavantazhin e madh, që të drejtojë, e jo vetëm të polemizojë dhe sulmojë si paraardhësi i tij. Atij i duhet të sillet politikisht, aty ku Berisha ka kohë që sillet emocionalisht. Këto role po i shohim tani të shfaqura publikisht dhe në të njëjtin ambjent, e kështu kontrasti duket edhe më i fortë. Gjatë katër viteve duket se do të kemi një dualizëm të një tjetër lloji. Jo më atë të nënkuptuarin, të supozuarin, kur Basha hynte në zyrën e Berishës dhe mediat merrnin me mend arsyen e vizitës, por dualizmin “live”, ku kreu i partisë thotë diçka, kurse kryetari historik mund të thotë diçka krejt tjetër. Sezoni i ri politik i ka sjellë dy personazhet qëndrore të së djathtës në një sprovë ekuilibri dhe koordinimi të brendshëm, që do të jetë i vështirë sidomos për Lulzim Bashën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në kërkim të asimilimit të koordinatave të reja parlamentare është edhe një veteran i jetës kuvendore si Gramoz Ruçi. Pickimet që vazhdojnë t’i bëjnë kundërshtarët politikë për 2 prillin e largët (njërën prej tyre e quajti foshnje së fundi), i bashkohen sprovave “logjistike” të ndërprerjes së fjalës së Berishës dhe vendosjes së rregullit dhe procedurës në një sallë ku është folur shumë dhe në mënyrë artificiale për të dyja. Gramoz Ruçi është jo vetëm një ndër të “mbijetuarit” e fundit të epokës së vjetër të pluralizimit, por edhe një ndër parlamentarët më jetëgjatë të një kuvendi ku sot dominojnë fytyrat e reja dhe anonime të atyre që po kërkojnë të nisin një karrierë në laboratorin kombëtar të politikës shqiptare.

Edi Rama vjen në sezonin e saponisur politik me gradat e merituara të gjeneralit që ka çarë përmes fushës së minuar të zgjedhjeve, duke fituar i vetëm të gjitha betejat dhe luftën bashkë. I qetë dhe vetësigurt në fuqinë politike e madhe që ka sot, Rama duket se ka nisur ta shijojë katërvjeçarin e ri në pushtet me një qasje të ngjashme me atë të mëparshmen. Në të cilën, siç e dimë, përfshihet një sens i fortë polemike me kundërshtarët, të cilëve së fundi u tha se “mbajnë era qen”, pa harruar të polemizojë çdo ditë me frekuentuesit e shumtë të rrjeteve sociale.

Rama ka fiksuar përballë vetes një sfidë e cila tashmë sheh lart, shumë më lart sesa vija e horizontit ku ndodhen oponentët e tij. Duket si një realitet paralel që shpërfill të përditshmen, për t’u marrë vetëm me atë që do të vijë. Ashtu si paraardhësit e tij, edhe Rama llogarinë e ka me të ardhmen dhe këtu fshihet rreziku që pret pas kthese, të gjithë ata politikanë shqiptarë që kanë menduar në një moment të karrierës së tyre, se i kanë fituar të gjitha në këtë botë, e tashmë projektojnë angazhimet, sjelljet dhe veprat e tyre drejt “përjetësisë”. Qeveria Rama 2 është deri diku fryti i këtij iluzioni, nga i cili nuk ka arritur të shpëtojë kreu i saj.

Vetë Rama e di se ka bërë premtime të cilat kanë ngritur edhe një herë nga e para entusiazmin popullor rreth figurës së tij dhe asaj çka ai përfaqëson. Është një kontratë elektorale me term kohor. Edhe këtë kryeministri e di më mirë se kushdo. Të shohim si do e përdorë kohën që ka në dispozicion.

Në skajin e teatrit parlamentar, presidenti i ri Ilir Meta vazhdon të “lëpijë” në heshtje plagët fatale që mori në 25 qershor. Protagonist i një fushate në të cilën hyri si aktori më komod dhe më dominant, e prej nga doli si një ndër dy humbësit kryesorë, bashkë me Bashën, ish-kreu i LSI ka vendosur të ruajë një profil të ulët politik. Fushata në të cilën udhëtoi, bërtiti e nxiti mesa mundi votuesit e LSI, tashmë është një kujtim që vetë Meta dëshëron ta lerë pas shpine sa më parë. Të paktën këtë tregon sjellja e tij e kursyer në veprime dhe deklarime publike.

Përkundër tij, kryetarja e re e LSI, bashkëshortja e presidentit Monika Kryemadhi, është edhe ajo në kërkim të një profili zyrtar për opozitën e re që e pret partinë e tretë më të madhe të vendit. Pas tetë vjetësh në qeverisje, LSI duhet të heqë pluhurin nga kostumet e vjetra të opozitës së viteve 2005-2009, kur bënte betejat e mosndryshimit të Kushtetutës së kohës, apo kur qëndronte realisht mes Berishës dhe Ramës. Pa u tunduar (ende) nga thelat e pushtetit në të cilat do të zhytej më vonë me shumë dëshirë. Rikthimi në atë kohë të artë është sfida e vërtetë e LSI, për të mos bjerrur vota dhe imazh në vitet që vijnë.

Katërvjeçari i ri sapo ka nisur. Për fitimtarët dhe të mundurit. Të gjithë po përpiqen të gjejnë vetveten në fushën e re të shahut. Një lojë e re e madhe sapo ka nisur.

Etiketa: Lulzim BashaSali BerishaSkënder Minxhozivetvetja

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përrenjas, PD e LSI bashkojnë votat në këshill, rrëzojnë socialistët

Përrenjas, PD e LSI bashkojnë votat në këshill, rrëzojnë socialistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com