Nga Fatos Kongoli
Dhe unë, me të dhënë provimin e fundit, u ktheva drejt e në shtëpi. Mblodha librat e shkollës, nga ishin e nga s’ishin dhe, në vend që të shkoja t’i shisja me kile, siç më këshilloi një shoqe, dola te sheshi prapa një pallati, pranë shtëpisë sonë, ku luajnë fëmijët. I laga me benzinë, u vura zjarrin. Do kisha dashur që bashkë me librat të digjja të gjallë mësuesin e fizikës.
(Fragment nga libri “Jetë në një kuti shkrepsesh”)