Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Të burgosurit në Fushë Krujë firmosin peticionin ndaj Ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë kërkojnë

Nga Klodiana 0

Të dënuarit e burgut në Fushë Krujë kanë firmosur sot një peticion drejtuar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimet e dhëna në proceset gjyqësore ndaj tyre.

Në peticionin e firmosur nga të dënuarit e burgut në Fushë Krujë, ata akuzojnë prokurorët e gjyqtarët që kanë kërkuar dhe dhënë dënime maksimale, për veprën e kryer dhe jo aq sa kërkon ligji.

“Ne të burgosurit e burgut të Fushë Krujës i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me shqetësimin tonë dhe të familjeve tona, për padrejtësitë që kemi ndeshur gjatë viteve me proceset gjyqësore, kur në shumicën e rasteve prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar na kanë kërkuar dhe dhënë maksimumet e dënimeve për veprën që kemi kryer dhe nuk na kanë dënuar për aq sa parashikon ligjit. Për këtë arsye i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë dhënien e një amnistie të përgjithshme 3-vjecare për të na lehtësuar sado pak ne dhe familjet tona” – thuhet në peticionin e firmosur nga të dënuarit e burgut në Fushë Krujë, i cili më poshtë mban emrat dhe firmat e tyre.

  • foto galeri foto galeri
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej