Tani që u mbyll çështja e Kosovës, fillon ndërkombëtarisht ajo e Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tani që u mbyll çështja e Kosovës, fillon ndërkombëtarisht ajo e Çamërisë

09:18 | 05/11/2017
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

Çfarë tregon sot kjo që po quhet çështje e Himarës?

Si tregues kryesor për këtë do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare. A do të qëndrojë qeveria aktuale shqiptare dhe t’i tregojë vendin arkaizmit antishqiptar grek?
Nëse e bën këtë, tregon se është me shqiptarët.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të gjitha qeveritë e Tiranës deri tani nuk kanë qenë me shqiptarët dhe me interesin shqiptar, kur ka rënë rasti për të drejtat e shqiptarëvë në vendet fqinje që kanë pushtuar territore shqiptare.
Po pse goditet Himara nga politika greke?

l. Arsyeja e parë është se Himarën reaksioni grek ka njëqind e pesëdhjetë vjet që e ka ide fikse. Sepse Himara në Jug ashtu sikurse Mirdita në Veri të Shqipërisë, kanë qenë dy qendrat shqiptare autonome kundrejt pushtimit osman. Dhe mos mendoni se nuk kanë dhe lidhje fisnore bashkë: shihni mbiemrat himariotë.

Po, Himara, që në thelb ështe labëri, është simbol në Jugun shqiptar kundër pushtimit grek të territoreve shqiptare; njëlloj si zona e Korçës. Dhe kjo e tmerron reaksionin grek, sepse është pjesë e ortodoksisë shqiptare që ka mbështetur Rilindjen Kombëtare dhe nacionalizmin shqiptar.
Të gjitha këto, i heqin kartën politikës mizerabël greke që ka 150 vjet që çirret duke thënë: “shqiptarët janë turq”.
Le t’i bien këmbës: feja nuk ka lidhje me etninë.
Ku ka turq në Shqipëri, zotërinj! Shqiptarët sot janë autoktonët kryesorë të Ballkanit Perëndimor. Edhe në Greqinë e sotme, arvanitasit janë autoktonë; shumica tjetër, mbi 60 përqind të grekëfolësve kanë ardhur nga Anadolli.
Gjuha shqipe shumë shpejt do të jetë gjuhë gjithëkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

ll. Arsyeja e dytë është fakti i rëndë për shovinizmin grek: ka filluar dhe do vazhdojë me forcë të ngrihet ndërkombëtarisht çështja e Çamërisë.
Në këtë kohë ka ardhur çasti që fuqitë e mëdha të riparojnë dëmet e rënda që iu kanë shkaktuar padrejtësisht shqiptrëve dhe Shqipërisë në një shekull e gjysmë.
Politika amerikane po e bën këtë, edhe politika gjermane gjithashtu.

Tani që u mbyll çështja kosovare dhe pavarësia e Kosovës, patjetër që shpejt do të fillojë ndërkombëtarisht çështja e Çamërisë.

Për vetë politikën perëndimore aneksimi i Çamërisë dhe genocidi antishqiptar grek kundër çamëve shqiptarë të lashtë aty, është një padrejtësi e madhe historike.

Të ardhurit nga Anadolli kanë shpërngulur me dhunë dhe kanë vrarë autoktonët e lashtë historikë. Kjo është paradigma historike që po dominon në këtë kohë e cila po flet shqip në Ballkan, për realizimin aktiv të të drejtave të shqiptarëve si bashkim kombëtar.

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sot është pashmangësi historike. Kjo po shqetëson pushtuesit historikë të territoreve shqiptare
në Ballkan.

lll. Tani, vetë polditika amerikane dhe ajo gjermane e kanë të qartë, që shqiptarët e gjymtuar padrejtësisht janë të vetmit aleatët natyrorë të tyre në këtë zonë. Por kjo në fakt ka qenë edhe politika austrogjermane e fillimit të Shekullit të XX.
Aleanca shqiptaro – amerikane e ka rigjallëruar këtë politikë. Kjo është arsyeja kryesore që çështja shqiptare sot është në vendin që meriton.

Askush nuk mund ta ndalojë dot më progresin e çështjes shqiptare në Ballkan. Gënjeshtrës historike antishqiptare i ka ardhur fundi.
Qeveria shqiptare sot duhet të qëndrojë në Himarë për të treguar se çështja e Himarës është dëshpërimi grek kundrejt historisë së re të shqiptarëve të bashkuar.
Çdo lëshim është antishqiptarizëm…

Etiketa: Çeshtja çameceshtja e HimaresSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pas ndeshjes Tirana-Ballshi dy tifozë të Tiranës arrestohen

Pas ndeshjes Tirana-Ballshi dy tifozë të Tiranës arrestohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com