Taksa e re e “fshehtë” mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e re e “fshehtë” mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët

16:36 | 05/09/2017
në Uncategorized
0

Pikave të shitjes së karburantit u kërkohet të paguajnë një tarifë të lartë “licencimi” nga pushteti vendor në masën 3 milionë lekë për Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë për bashkitë e tjera, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama anashkaloi një vendim të Gjykatës Kushtetuese duke kryer një ndryshim kozmetik në kriteret e saj të licencimit.

Vendimi fillestar i qeverisë për përcaktimin e kësaj tarife licencimi u mor në vitin 2015 në mungesë të transparencës dhe pa shpjegime nga ana e qeverisë të arsyeve që sollën këtë ndryshim. Sipas vendimit fillestar, të gjitha pikat ekzistuese të karburantit detyrohen të rilicencohen dhe për këtë, duhet të paguajnë 5 milionë lekë në rast se gjenden në territorin e Bashkisë Tiranë dhe 2 milionë lekë në rast se gjenden në territorin e bashkive të tjera.

Por edhe pse ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si arbitrar, kjo nuk e ka ndaluar Këshillin e Ministrave  të vendosë një tarifë të re licencimi, e cila gjykohet nga shoqëritë hidrokarbure gjithashtu si shumë e lartë.

Sipas Unionit të Shoqërive të Hidrokarbureve Shqiptare, një shoqatë që përfaqëson interesat e një pjese të kompanive të tregtimit të kraburanteve në vend, taksa e re e licencimit e imponuar nga qeveria pritet ta rrisëçmimin e karburanteve në një masë që mund të variojë nga 1 në 10 lekë për litër, në varësi kjo të sasisë së karburantit të shitur nga njësia e taksuar.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Taksë antikushtetuese

Në dhjetor të vitit 2015, qeveria miratoi vendimin nr 970, në të cilin, imponoi qëçdo pikë karburanti duhet të marrë licencë për ushtrimin e aktivitetit nga një bashki dhe për këtë licencë duhet të paguajë 5 milionë lekë në rast se gjendet në territorin e Bashkisë Tiranë dhe 2 milionë lekë në rast se funksionon në territorin e një bashkie tjetër. Qeveria me të njëjtin vendim imponoi gjithashtu detyrimin qëçdo tregtar lëndësh djegëse, përfshirë pikat e shpërndarjes së gazit, të detyrohen t’i paguajnë bashkive një tarifë licencimi prej 1 milionë lekësh të reja për Bashkinë Tiranë dhe 200 mijë lekë për bashkitë e tjera, tarifa që natyrisht do të rëndojnë mbi konsumatorët.

Shpërndarësit e karburanteve u  nënshtroheshin më herët të njëjtave kritereve për licencim, por tarifa e licencimit nga njësia e pushtetit vendor 50 herë më e ulët për Bashkinë Tiranë dhe 20 herë më e ulët për bashkitë e tjera.

Pak ditë më parë, edhe Bashkia e Elbasanit hyri në aksion për të rrëmbyer nga pikat e karburantit të njëjtën tarifë licencimi të cilën Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sakaq antikushtetuese.

Aktualisht Shqipëria ka taksat më të rënda mbi karburantet në rajon, gjë që është reflektuar në çmime gati 30 për qind më të larta të naftës apo benzinës në krahasim me Kosovën apo Maqedoninë.

/BIRN

Etiketa: Gjykata Kushtetuesekarburantetkonsumatorëttaksa e re

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Luan Rama: Zhdukja e Akademisë së Shkencave është parashikuar para 25 qershorit

Luan Rama: Zhdukja e Akademisë së Shkencave është parashikuar para 25 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026
Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

18:27 | 03/02/2026
Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

18:19 | 03/02/2026
Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

18:07 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

17:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –
  • Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –
  • Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë
  • Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –
  • Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com