Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në … – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në … –

07:44 | 15/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës, në 5 prej tyre, çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, janë rritur nga 29 deri në 73%.

Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare, çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë. (Vendim hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.)

Read more

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët –

Rritja më e lartë e çmimeve fiskale është në Farkë me 73%. Çmimet fiskale në këtë zonë nga 66,500 arrijnë në 115,200 lekë për metër katror.  Në zonat Petrelë dhe Prezë rritja e çmimeve fiskale është 60%.

Në Dajt, çmimet nga 53,500 arrijnë në 75,500 lekë për metër katror (rritja 41%). Në Kashar, nga 53,500 u rritën në 69,000 lekë për metër katror (rritja 29%).

Rritja e çmimeve referuese do të rrisë nivelin e taksës së ndërtesave edhe në këto zona, pasi baza e llogaritjes së taksës është vlera e shtëpisë. Taksa është sa 0,05% e vlerës së apartamenteve llogaritur sipas çmimeve fiskale.

Edhe në vendimin e ri mbetet i pandryshuar përcaktimi për reduktimin e çmimit fiskal deri në 35% nga njësitë administrative.

“Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat ju bashkuan njësive të qeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt”, thuhet në vendim.

Sakaq edhe për ndërtesat e privatizuar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Ndërsa çmimet fiskale në rrethe kanë mbetur të pandryshuara.

Në 2019, me ndryshimet që pësoi vendimi i vitit 2018 “Për metodologjinë e përcaktimit të vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme”, ndryshuan çmimet referuese të apartamenteve në bashkitë Pustec dhe Dropull, ku vlerat u rritën respektivisht me 66,6% dhe 12,5%. Në bashkinë Divjakë çmimet u ulën 20%.

Referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, bashkitë Pustec dhe Dropull të vetmet ku u rritën çmimet e referencës për vlerësimin e taksës së ndërtesës janë edhe bashkitë që renditeshin me rritjen më të lartë të detyrimeve të prapambetura. Krahasuar me 2021 në bashkinë Dropull detyrimet e prapambetura në 2022 u rritën 228% dhe në bashkinë Pustec u rritën 169%.

Sipas raportit bashkia e Pustecit është në pamundësie pagese për shkak të situatës financiare të kësaj bashkie dhe kërkohej domosdoshmërish vëmendja e qeverisë.

“Bashkia Pustec përmbush kriterin e gjendjes së vështirësisë serioze financiare të përcaktuar në nenin 57 të ligjit të sipërcituar, pasi detyrimet e tyre të prapambetura zënë mbi 80% të shpenzimeve vjetore për vitin 2021.

Bashkia e Pustecit, pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura i ka akumuluar ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (146 milionë lekë)”, theksohej në raport. /Monitor/


Të Lidhura

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

nga 27
19:26 | 30/03/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër...

Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

nga 27
19:11 | 30/03/2026
0

Pas disfatës 2-1 ndaj Polonisë në gjysmëfinale të Play off të Botërorit, Shqipëria do të rikthehet në fushë, këtë herë...

Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –

Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –

nga 27
18:11 | 30/03/2026
0

Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Bllokun e Sigurisë në...

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët –

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët –

nga 27
17:55 | 30/03/2026
0

Turqia synon që të rikthehet në Botëror pas 22 vitesh mungesë, teksa në finale të Play Off gjen Kosovën.  Presidenti...

Para
Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në … –

Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në Petrelë e Prezë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

19:26 | 30/03/2026
Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

19:11 | 30/03/2026
Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –

Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –

18:11 | 30/03/2026
Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët –

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët –

17:55 | 30/03/2026
Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë –

Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë –

17:47 | 30/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…
  • Do të shohim disa lojtarë të rinj… –
  • Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve –
  • Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët –
  • Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë –
  • Resorti i Bashkim Ulajt/ Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: S’ju lejojmë të na plaçkitni

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…
  • Do të shohim disa lojtarë të rinj… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com