Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në … – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në … –

07:44 | 15/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës, në 5 prej tyre, çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, janë rritur nga 29 deri në 73%.

Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare, çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë. (Vendim hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.)

Read more

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

Rritja më e lartë e çmimeve fiskale është në Farkë me 73%. Çmimet fiskale në këtë zonë nga 66,500 arrijnë në 115,200 lekë për metër katror.  Në zonat Petrelë dhe Prezë rritja e çmimeve fiskale është 60%.

Në Dajt, çmimet nga 53,500 arrijnë në 75,500 lekë për metër katror (rritja 41%). Në Kashar, nga 53,500 u rritën në 69,000 lekë për metër katror (rritja 29%).

Rritja e çmimeve referuese do të rrisë nivelin e taksës së ndërtesave edhe në këto zona, pasi baza e llogaritjes së taksës është vlera e shtëpisë. Taksa është sa 0,05% e vlerës së apartamenteve llogaritur sipas çmimeve fiskale.

Edhe në vendimin e ri mbetet i pandryshuar përcaktimi për reduktimin e çmimit fiskal deri në 35% nga njësitë administrative.

“Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat ju bashkuan njësive të qeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt”, thuhet në vendim.

Sakaq edhe për ndërtesat e privatizuar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Ndërsa çmimet fiskale në rrethe kanë mbetur të pandryshuara.

Në 2019, me ndryshimet që pësoi vendimi i vitit 2018 “Për metodologjinë e përcaktimit të vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme”, ndryshuan çmimet referuese të apartamenteve në bashkitë Pustec dhe Dropull, ku vlerat u rritën respektivisht me 66,6% dhe 12,5%. Në bashkinë Divjakë çmimet u ulën 20%.

Referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, bashkitë Pustec dhe Dropull të vetmet ku u rritën çmimet e referencës për vlerësimin e taksës së ndërtesës janë edhe bashkitë që renditeshin me rritjen më të lartë të detyrimeve të prapambetura. Krahasuar me 2021 në bashkinë Dropull detyrimet e prapambetura në 2022 u rritën 228% dhe në bashkinë Pustec u rritën 169%.

Sipas raportit bashkia e Pustecit është në pamundësie pagese për shkak të situatës financiare të kësaj bashkie dhe kërkohej domosdoshmërish vëmendja e qeverisë.

“Bashkia Pustec përmbush kriterin e gjendjes së vështirësisë serioze financiare të përcaktuar në nenin 57 të ligjit të sipërcituar, pasi detyrimet e tyre të prapambetura zënë mbi 80% të shpenzimeve vjetore për vitin 2021.

Bashkia e Pustecit, pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura i ka akumuluar ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (146 milionë lekë)”, theksohej në raport. /Monitor/


Të Lidhura

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

nga 27
17:56 | 11/05/2026
0

Sot u mbajt procesi gjyqësor në ngarkim të Sali Berishës edhe të bashkëpandehurve të tjerë, teksa seanca e radhës do...

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

nga 27
17:28 | 11/05/2026
0

 Çfarë nuk ndodh në këtë vend. Të gjitha ndonjëherë janë të imagjinueshme. Por bashkëpunimi i një “biznesmeni të suksesshëm”, siç...

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –

nga 27
17:12 | 11/05/2026
0

Personi që shikoni në foto është mjeku kirurg Nikolla Nunka, i cili ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës. Aktualisht 72-vjeçari është arrestuar...

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

nga 27
16:54 | 11/05/2026
0

Biznesmeni dhe njëherazi pronari i MCN TV, Endri Meksi ka lënë ambientet e SPAK pas rreth 6 orësh nga mbërritja...

Para
Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në … –

Taksa e pronës, si u llogaritën çmimet e referencës nga Dajti në Petrelë e Prezë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

17:56 | 11/05/2026
Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

17:28 | 11/05/2026
Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –

17:12 | 11/05/2026
“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –

16:54 | 11/05/2026
Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

15:32 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –
  • Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –
  • Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –
  • “U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi –
  • Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –
  • Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –
  • Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com