Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas

21:09 | 14/10/2016
në Shqiperi
0

Kryetari i LSI-së u takua me kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, të cilit i premtoi ngritjen e 8 mijë varreve greke në Shqipëri.

Nga Arben Llalla

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka mbajtur të fshehtë një takim të rëndësishëm që ka kryer gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Kryetari i Kuvendit është takuar në Athinë edhe me Jorgos Surlas, kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940” dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate. Por, kjo ndalesë greke e Metës nuk është publikuar dhe nuk është përcjellë asnjë e dhënë nga stafi i tij, për këtë takim jo pa rëndësi me kreun e një shoqate që larton ende Ligjin e Luftës mes dy vendeve.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

meta

Takimi i delegacionit të Ilir Metës me përfaqësuesit e shoqatës ekstremiste greke që pretendon të ndërtojë rreth 8.000 varre boshe të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke, u zhvillua në ambiente të mbyllura dhe larg mediave shqiptare. 27.al ka mësuar se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka garantuar përfaqësuesin e shoqatës greke se shumë shpejt ai do të ndikojë për marrjen e vendimit për nisjen e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Në këtë takim mësohet se Meta ka premtuar se më 28 tetor do vendosë lule tek varrezat greke në Bularat.

Kreu i kësaj shoqate, Jorgos Surlas ka qenë deputet i Kuvendit të Greqisë 1981-2007 me partinë e djathtë “Demokracia e Re”. Në vitin 1990-1992  ishte ministër në qeverinë e Konstandin Micotaqit, ndërsa në vitin 2007 ishte  nënkryetar i Kuvendit të Greqisë. Sot është kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”.

Në fotografitë që 27.al publikon sot, duket edhe një detaj i rëndësishëm, në dhomën ku zhvillohet takimi mungon flamuri shqiptar përkrah atij të BE-së dhe Greqisë.

Një tjetër detaj i vizitës së Metës në Greqi është edhe një fjalim i munguar i tij në Kuvendin e Greqisë ashtu siç e do tradita demokratike. Me sa duket, Ilir Meta është pritur nga zyrtarët grekë më shumë si kryetar i LSI-së se sa kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në cilëndo cilësi që Meta ka zhvilluar vizitën në Greqi, do të ishte e udhës të japë sqarime rreth takimit sekret, çfarë i kërkuan dhe çfarë iu premtoi ekstremistëve grekë që vazhdojnë të mbajnë në fuqi Ligjin e Luftës mes dy vendeve.

Etiketa: BularatDemokracia e ReIlir MetaJorgos SurlasKonstandin Micotaqiskryetari i LSI-sëligji i lufteslufta italo - greke

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
U bënë lesh e li për “popull e parti”

U bënë lesh e li për "popull e parti"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares

15:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

15:16 | 14/01/2026
Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

15:00 | 14/01/2026
Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

14:46 | 14/01/2026
Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

14:32 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –
  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –
  • Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –
  • U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kristjan Asllani jashtë planeve, mesfushori i Kombëtares
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com