Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta janë të gatshëm për të dialoguar apo ulur në tryezë me opozitën.
Kryetarët e koalicioneve PS dhe LSI zhvilluan sot një takim në vilën qeveritare i cili zgjati rreth një orë.
Takimi vjen në një kohë kur opozita po proteston përpara Kryeministrisë për qëllimin e vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme të drejtuara nga një qeveri teknike.