Ish-deputeti, Astrit Patozi ka mbledhur pak minuta më parë deputetët e Partisë Demokratike në një nga lokalet e Tiranës dhe po diskuton nëse do të krijohet apo jo partia e re.
Deri tani nuk bëhen të ditur emrat e deputetëve që janë në takim me Astrit Patozin por dihet se ata vijnë nga lista e PD dhe momentalisht janë dhe në Parlament.
Ndërkohë kujtojmë që sot u përfol se Patozi do të jetë kryetari i Partisë Bindja Demokratike dhe se nesër ajo do të rregjistrohet në Gjykatën e Tiranës, afati i fundit i partive politike për tu rregjistruar në KQZ.