Reagon presidenti: Qeveria po mashtron opinionin publik, të dorëzojë paisjen përgjuese pranë prokurorisë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka pranuar më në fund se një paisje përgjiimi ka hyrë në Shqipëri, por kjo është bërë e mndur edhe me foirmën e presidentit Bujar Nishani. Përmes një deklarate për mediat Tahiri sqaron se ka një marrëveshje të nënshkruar në 2007 mes Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Bujar Nishani dhe homologut italian.
“Kjo është marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që mban datën 19 qershor 2007, për luftën kundër kriminalitetit.
Në nenin 5 të marrëveshjes përcaktohet shkëmbimi i eksperiencave dhe kurset e trajnimit. Kjo po zbatohet aktualisht me pajisjen teknike, në trajnimin që po kryen policia shqiptare.
“Kjo pajisje është për trajnimin e oficerëve të policisë dhe është një pajisje e ligjshme që përdoret në bazë të një marrëveshjeje me policinë italiane, të firmosur në vitin 2007 nga ish-ministri Nishani, aktualisht President i vendit”, thotë Tahiri.
Në përgjigje të kësaj deklarate, presidenti Bujar Nishani ka sqaruar përmes një deklaratë për mediat, ku thekson se qeveria po p[ërpiqet të mashtrojë opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian. “Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare”, thekson Nishani.
Kreu i shtetit i ka kërkuar qeverisë të dorëzoje menjëherë paisjen e përgjimit e të mos pengohet ushtrimi i funksionit kushtetues dhe i detyrës ligjore të Prokurorisë së Shtetit lidhur me hetimin e ekzistencës dhe përdorimit të një pajisjeje interceptuese nga ana e Ministrisë së Brendshme.