Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është drejtuar sot Prokurorisë për Krime të Rënda pasi do të merret në pyetje për çështjen Shullazi.
Tahiri do të pyetet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ish-Rektorit Dhori Kule.
Gjithashtu në Prokurori është thirrur dhe Ministrja e Arsimit Linida Nikolla e cila do të merret në pyetje pas Saimir Tahirit.
Pak ditë më parë mbi këtë çështje u pyet edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.