Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se aksidentet me pasoja për shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Tahiri tha se së shpejti do propozojë këtë ndyshim në Kodin Penal.
Deklaratat Ministri Tahiri i bëri menjëherë pas homazheve për policin e rënë në detyrë, gjatë aksidentit tragjik në Kamëz, mbrëmjen e djeshme.