Nga Pranvera Vatoci Më datë 3 Korrik Arta Marku do të kalojë vetting-un. Ndryshe nga shumë koleg/e të saj në sistemin e drejtësisë që e quajtën vetting-un si rrathët e ferrit, Prokurorja e Përgjithshme në detyrë po e pret e qetë. Qetësia vjen nga gjithë veprimtaria e saj në profesion, e cila rezulton të jetë jo vetëm tërësisht ligjore, por dhe nga morali njerëzor që e dominon. Që prej 18 dhjetorit 2017, kur u zgjodh në detyrë Arta Marku tregoi me veprime se mund të drejtosh akuzën pa u politizuar, pa u korruptuar, pa u intimiduar. Është rasti rrallë që një drejtues institucioni në kaq muaj të mos ketë firmosur asnjë shkresë tenderimi e prokurimi. Është po aq e rrallë që kjo zonjë i largohet reklamimit mediatik, siç nuk bëjnë rëndom kolegët e saj. Ajo i dha akuzës fytyrën e vërtetë të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së tij brenda normave konstitucionale dhe jo duke provokuar aksione të rreme sa për bujë. Por, ajo që dallon nga të tjerët Arta Markun është pasuria mjaft modeste, ndonëse ka 15 vite si prokurore e drejtuese. Në fakt, bazuar në pagat dhe nivelin e jetesës modeli i saj duhet të ishte dominues, por nuk është aspak kështu. Prokuror e gjyqtar po çudisin dynjanë me pasuritë e asetet e deklaruara duke pasur parasysh se përtej deklarimit formal ka shumë e shumë vrima të zeza të fshehjes së milionave, ndaj Arta vetting-un e pret me qetësi. ...