Tabaku: Shqipëria e sotme si ajo 75 viteve më parë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Shqipëria e sotme si ajo 75 viteve më parë!

15:59 | 12/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kujton masakrën e 75 viteve më parë, në rrugët e Tiranës.

Tabaku shkruan në “Facebook”, se “Masakra e 12 nëntorit 1944 ishte preludi i një historie të gjatë dhe të dhimbshme ku të ashtuquajturit heronj do të vrisnin, skllavëronin dhe shkatërronin një shoqëri për ta shndërruar në vendin më të prapambetur dhe të izoluar”.

Postimi i Tabakut:

Read more

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

Shqipëria e sotme si ajo 75 viteve me parë!

Më 12 nëntor 1944 rrugët e Tiranës dëgjuan krismat e armëve të vrasësve që kurrsesi nuk mund të jenë heronj. Nën urdhërat e Enver Hoxhës komandantët e çetave nisën eleminimin fizik të intelektualëve të kryeqytetit të cilët nuk kishin kryer asnjë veprim karshi shqiptarëve përpos kishin shprehur mendimin e tyre kundër komunizmit. Figura të nderuara që edhe në vitet e pushtimit fashist kishin mundur të shkruanin për demokracinë dhe kombin u vranë në mes të natës nga kriminelët që do të sundonin Shqipërinë për 5 dekada me radhë.

Intelektualë si Ismail Agë Petrela, Musine dhe Muntaz Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti e të tjerë do të ishin viktimat e para të atyre që nuk erdhën si çlirimtarë por si pushtues. Shtatë dekada e gjysëm pas kësaj dite duket se errësira e atyre ditëve ka kapluar edhe një herë vendin.

Glorifikuesit e kriminelëve që vrisnin në rrugica intelektualët po shtypin mundin dhe djersën e këtij populli duke kthyer në normë padrejtësinë.

Masakra e 12 nëntorit ishte preludi i një historie të gjatë dhe të dhimbshme ku të ashtuquajturit heronj do të vrisnin, skllavëronin dhe shkatërronin një shoqëri për ta shndërruar në vendin më të prapambetur dhe të izoluar. Sot, zonjat dhe zotërinjtë e vrarë nga ky terror janë në harresë. Ata që kanë ngritur në piedestal tagutët monistë janë duke shkatërruar edhe një herë liritë, pronën dhe jetën e shqiptarëve.

Skena si ato të sotmet që u panë në mëngjes në Tiranë, ku qeveria urdhëroi prishjen e shtëpive në emër të makutërisë për parà dhe ushtruan dhunë karshi atyre që kërkonin drejtësi dhe zbatim të ligjit. Pa respektuar asnjë normël ligjore por vetëm forcën e dhunës dhe etjes për parà dhe pushtet u sulmuan fëmijë, të moshuar, gra dhe qytetarë që nuk kishin asgjë më shumë se letrat e shtëpisë së tyre në dorë.

Opozita është sot në krahun e këtyre qytetarëve, pasi besojmë se një qeveri oligarkësh nuk mund të mendojë për qytetarët. Ne jemi në krahun e tyre, siç ishim në krahun e banorëve tek bregu lumit shtëpitë e të cilëve u shkatërruan 9 muaj më parë dhe siç jemi në krah të protestuesve tek Teatri Kombëtar. Natyrisht që ne sot u ofrojmë atyre qëndresën e përbashkët dhe jo armë, pasi besojmë se ata që pushtetin e morën me krimin e armë do të qeverisin me një të tillë siç edhe kjo ditë e dëshmon.

Unë besoj që numrat e shqiptarëve janë më shumë se armët dhe dhuna e qeverisë. Prandaj, nuk na mbetet vetëm se të bashkohemi përballë kësaj të keqe të madhe përndryshe perdja e errët e totalitarizmit do të na rrethojë për të na izoluar sërish; armiq të jashtëm dhe të brendshëm, diktat dhe krime. Ata që qeverisën për 5 dekada diktaturë qenë disa oligarkë, pasi në thelb komunizmi është diktatura e të paktëve ndaj shumicës.

Etiketa: Ish-deputetja demokrateJorida Tabakumasakra e 75 viteve më parëshqiperia e sotme

Të Lidhura

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

nga 27
12:21 | 14/05/2026
0

Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë plenare. Ulsi Manja ka kërkuar...

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

nga 27
12:07 | 14/05/2026
0

Madonna, Shakira dhe “BTS” do të jenë protagonistët kryesorë të spektaklit të pjesës së parë në finalen e Botërorit 2026,...

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

nga 27
11:49 | 14/05/2026
0

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon sot në procesin gjyqësor ndaj kreut të bandës, Laert Haxhiu. Gjatë dëshmisë...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

nga 27
11:43 | 14/05/2026
0

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga 8 persona të dyshuar....

Para
Adi Krasta: Shoqëria dhe demokracia mund të vdesë nga gënjeshtrat e shumta

Adi Krasta: Shoqëria dhe demokracia mund të vdesë nga gënjeshtrat e shumta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

12:21 | 14/05/2026
Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

12:07 | 14/05/2026
Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

11:49 | 14/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

11:43 | 14/05/2026
Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

11:15 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –
  • Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –
  • Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –
  • Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –
  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –
  • Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com