Ta gëzojë edhe opozita qeverinë e re! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta gëzojë edhe opozita qeverinë e re!

16:08 | 28/08/2017
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Qeveria e re nuk duket jo e zakonshme. Pak a shumë profile që priteshin.

Problemi nuk është këtu.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Opozita që në vend të bënte fushatë elektorale dhe të shpaloste alternativa të tjera, çfarë priste???

Në vend të bënte opozitë ajo në fushatë bënte pakte “mossulmimi” dhe shpresonte e drithërohej për një qeveri me bazë të gjerë, hiç më pak shpresonte dhe ëndërronte nën dritën e hënës për një qeveri kompromisi PS-PD.

Ja rezultati i saj.

As opozitë, as qeveri e gjerë koalicioni.

Me gisht në gojë!

Le të zgjohet nga ëndërrat tani, se i bën mirë!

Le të qartësohen ideologët dhe politikanët që e kërkonin këtë formulë, pa e kuptuar se politikisht jo vetëm ishte e pamundur, por edhe e dëmshme për ne, qytetarët. Mbase jo për burokratët opozitarë.

Le të zgjohet edhe elektorati demokrat që i besoi lidershipit demokrat që po shkohej drejt një qeverie koalicioni si ajo e zonjës Merkel.

Ta gëzojnë edhe ata. Mirëmëngjes miq! U zgjuat???

Kur do pimë ndonjë kafe?

Ta gëzojnë edhe ata mijëra militantë që u përkundën dhe u ngopën me lugë të zbrazët se në një qeveri koalicioni do të rizinin ndonjë vend pune në administratë. Nuk pranonin të zgjoheshin kur iu thoshe: “Ore jeni në gjumë, pickojuni bre, ose keni pirë shumë birra!”

Le të zgjohen edhe ata që duke qenë të dytët në lista deputetësh të opozitës shpresonin se të parët do të hynin në qeveri, Rama do t’i largonte si deputetë dhe të dytët do të hynin në Kuvend. Qesharake, por e besueshme prej disa disave. Eh çfarë të bëjnë ëndërrat!!

Le të zgjohen dhe të vendosin këmbët në tokë edhe ata që deri sot në mëngjes akoma nuk e kishin ndërgjegjësuar se Partia Demokratike kishte humbur gjithçka në këtë fushatë dhe për ta nuk mund të kishte vend në qeveri.

Le ta gëzojë pra edhe Partia Demokratike këtë qeveri!

Nuk është fare as më e mirë dhe as më e keqe se e para, është pikërisht ajo ku ajo caktoi ministra teknikë që tundën derën se tjetër ata të shkretët nuk kishin se çfarë bënin.

E keqe apo e mirë kjo qeveri, ajo gjithsesi është një milion herë më e mirë sesa një qeveri me bazë të gjerë sikurse ka kërkuar opozita këto muaj në mënyrë absurde, dembele, dhe fallco.

Kujtonte se u bë deti kos dhe duhej vetëm luga për të ngrënë, për të marrë poste pa u lodhur, por në tavolinë.

Çfarë iluzioni!!!

Ajo lloj qeverie do ta linte qytetarin me kokë zbuluar.

Ohu, ku Merkeli e ku ne gjyhnaqarët që nuk kemi brekë të veshim!!

Ta gëzojë opozita dhe para sesa të shohë trarët te syri i tjetrit, të shohi edhe qimet te vetja, se po fle akoma. Në vend të merret me emrat, të kishte shpalosur idetë e saj alternative për strukturën ministrore!

Nëse do të kishte sigurisht!

Etiketa: Angela merkelArtan Fugaelektorati demokratiluzionqeveri e gjerëTa gëzojë edhe opozita qeverinë e re!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Trahanaja shqiptare nga tradita në ditët e sotme

Trahanaja shqiptare nga tradita në ditët e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com