Ta blesh belanë (dekoderin) me para, dritë hijet e një fikje – ndezjeje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta blesh belanë (dekoderin) me para, dritë hijet e një fikje – ndezjeje

11:28 | 19/09/2018
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

1. Dihet se në kalimin nga transmetimet analoge te ato numerike do të krijohen një sërë pasojash pozitive financiare. Kështu krijohet mundësia që spektri i valëve të përdorura nga ana e transmetimeve televizive të ngushtohet. Pjesa e tjetër ose e krijuar rishtazi për komunikim supozohet se mund të kalojë për komunikime numerike nga kompanitë telefonike etj. Bëhet fjalë për shifra marramendëse fitimesh sikur të menaxhohen si duhet dhe të përdoren me rendiment dhe nikoqirllëk. Politikat zyrtare mund të mbajnë parasysh se dividenti i krijuar potencialisht, çka bart edhe mundin dhe përpjekjen e masave të qytetarëve, jo i gjithi ka vend të akumulohet, por edhe të shpërndahet. Cfarë janë disa mijëra e dhjetëra mijëra dekodera për fazën fillestare që të jepen falas ? Sa kushtojnë ata ? Përpara fitimit të pritshëm janë një pikë uji në oqean. Një ekonomi ecën si duhet jo vetëm kur akumulon ose investon në infrastrukturë, por edhe kur shpërndan për të rritur, ruajtur ose mos prekur fuqinë blerëse të konsumatorit. Në këtë rast, konsumatori televiziv që kalon në marrjen e sinjalit televiziv numerik kontribuon me vullnetin e tij në krijimin e energjive financiare të reja, prandaj edhe duhet nxitur, përkrahur dhe mos u trajtuar me neglizhencë. Nuk mund t’a rrjepësh e ta lësh kockë e lëkurë. Me çfarë do të blejë ai pastaj produktet për të cilat bëhet reklamë në televizion, dhe që është burimi kryesor financiar i tyre?

2. Kur është fjala për transmetimet e radiotelevizionit publik, ky institucion e ka për detyrë që kanalet pa pagesë që ai transmeton, t’i mbështesë me dekodera falas. Të paktën për transmetimet e veta dhe për të gjitha ato kanale televizive që në liçencën e tyre kanë marrë përsipër detyrimin që të transmetohen pa pagesë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Përse e themi këtë gjë? Për arsyen që dihet se audiencat e gjera, publiku, qytetarët, paguajnë taksën e televizorit, e cila shkon te buxheti vjetor i radiotelevizionit publik. Po ashtu ky televizion përfiton edhe nga buxheti i shtetit, i cili krijohet nga taksat qytetare. Pra, pasi e kanë paguar një herë radiotelevizionin publik, a nuk kanë të drejtë qytetarët të mos paguajnë përsëri për dekodera të tjerë lidhur me këtë spektër kanalesh?

Përndryshe çfarë u pa që të paguajmë njëherë, dy herë, tre herë për të njejtin shërbim? Transmetimet falas, si për këtë televizion, ndofta edhe për të tjerët, nënkuptojnë jo vetëm që audiencat të mos paguajnë për krijimin e produktit televiziv, por as edhe për transmetimin e tij që përfshin edhe dërgimin e sinjalit televiziv te audiencat, te konsumatorët.

Pastaj ka edhe një pagesë tjetër që bëjnë audiencat për t’a kuptuar mirë se çfarë do të thotë televizione pa pagesë. Në fakt kjo ka kuptimin e televizioneve pa pagesë të drejtpërdrejtë sepse pagesa të tërthorta sigurisht që ka. A nuk paguajnë cmime të fryra edhe nga shpenzimet e reklamës për produktet e tregtuara klientët masivë ? Janë paratë e shpenzuara për të blerë mallra në treg dhe që pjesërisht si parà për të blerë kohë televizive shkojnë për të financuar televizionet që transmetojnë reklama.

Në këtë mënyrë industria televizive e rrjep konsumatorin disa herë rradhazi, si qytetar që paguan taksa, si audiencë që paguan për kanalet me pagesë, si konsumator që paguan për marrjen e sinjalit televiziv, si klientelë e kompanive që anonçojnë reklama televizive, etj.

Boll më !

Nuk u ngopët duke e rrjepur disa herë? Ndërkohë që teknologjikisht, sinjali televiziv mund të vijë te konsumatori edhe nëpërmjet shërbimeve multiplay, pra bashkë me atë të Internetit, të telefonisë fikse duke hapur konkurrencën e shërbimeve dhe goditur monopolet që mbajnë çmime të larta në transmetimin e sinjalit televiziv. A janë studjuar këto mundësi ?

3. Duhen studjuar edhe përvojat e mjaft vendeve perëndimore. Poqese shohim këto përvoja të zhvilluara europiane konstatojmë se dekoderat je familjeve janë jo vetëm për sinjalin televiziv, por edhe për telefoninë fikse dhe për Internetin. Tregu është i hapur ndaj konkurrencave dhe jo monopolistik ose oligarkik.

Por, mbi të gjitha, krijohen mundësitë që në ndërtesat e banimit të kalojnë edhe kablot optike, pra që konsumatori televiziv të ketë mundësi edhe të marri sinjal televiziv nëpërmjet kompanive telefonike, edhe nëpërmjet kabllit edhe nëpërmjet lidhjes me Internet ose wifi në aparatet telefonike mobile, etj. Kuptohet se duke patur një të tillë zgjedhjeje çmimi i dekoderave në treg shkon në vlerën marzhinale më të ulët që është edhe çmimi më i drejtë në një shoqëri liberale të tregut.

Duke ditur që përqindje gjithnjë e më të mëdha të audiencave europiane po shkojnë drejt kabllorit, ose edhe po ikin nga kabllori për të shkuar drejt televizioneve në web, kompanitë televizive ose të shërbimit të sinjalit televiziv detyrohen të propozojnë shërbime me çmime të arsyeshme. Por, në rastin tonë gjendja është tejet monopolistike dhe kjo duhe njohur nga menaxherët dhe rregullatorët e tregut televiziv ose në përgjithësi të informacionit. Kur një familje nuk ka realisht asnjë mundësi tjetër për të marrë sinjalin televiziv veç blerjes të një dekoderi, dihet se cmimet e këtyre të fundit do të tentojnë të jenë sa më të kripura dhe jo sa më të arsyeshme.

Le të mos harrojmë që në përgjithësi televizioni me programacion offline është media e shtresave me më pak të ardhura kudo në botë, aq më shumë në Shqipëri. Si mundet që ndaj tyre të aplikohen cmime pothuajse monopol ? Në vende të ndryshme europiane dekoderi nuk shitet, por jepet me qira. Ke detyrimin ta kthesh kur ndryshon operator. Por shpesh herë, nga matje të përafërta qiraja mujore e një dekoderi, nuk është më shumë sesa një e një njëmijta e të ardhurave për familje duke marrë për bazë të ardhurat e saj mesatare. Në rastin shqiptar, do të kishim kështu një qira prej 10 qindarkash në muaj për qiranë e dekoderit. Atëhere le të pyesim : Financiarisht është menaxhim optimal kur një familjeje i kërkon të paguajë 3.000 lekë për një dekoder, apo t’i marrësh 10 centimë cdo muaj si qira ? Kuptohet se kjo e dyta është shumë më e pranueshme sesa e para si politikë marketingu.

4. Duhet kuptuar se trendi i sotëm bashkëkohor kudo në botë është që oferta e përmbajtjes televizive të bëhet sa më e lirë dhe jo të shtohen shpenzimet relative ose absolute në rritje për marrjen e sinjalit televiziv. Nuk mundet që kur bota ecën drejt uljes të ngarkesës financiare për konsumatorin, ndërsa në Shqipëri, nën presionin e lloj lloj lobingjesh dritëshkurtra edhe për interesat e tyre, të shkohet drejt rritjes të shpenzimeve për komunikim.

Kuptohet, shpenzimet mund të shtohen sepse shtohet disafish përmbajtja e komunikuar dhe kanalet e komunikimit, por jo për të njejtën përmbajtje të komunikuar dhe njësi informacioni. Ulen çmimet e tarifave të telefonisë, të shërbimit të lidhjes në Internet, etj.

Nuk mund të ngarkohet më tepër financiarisht konsumatori në Shqipëri sepse do të ishte një politikë financiare absurde në krahasim me trendin e përgjithshêm të epokës. Dihet gjithashtu që ulen tarifat e abonimeve kabllore, sikurse mjaft kanale numerike që dikur kanë qenë me pagesë tani janë free. Jo më kot. Televizioni ka nevojë për audiencat e veta. Dihet që shpenzimet e mëdha e ulin audiencën. Kjo sjell uljen e reklamave që për shumë televizione janë burimi kryesor për të mbijetuar. Kjo ka sjellë rikthimin te modelit in clear, pra të televizioneve pa pagesë.

Audiencat po ikin drejt televizoneve në web.

Ne fakt kriza e quajtur revolta e televizionit, tregoi problemet e akumuluara lidhur me modelin financiar dhe ekonomik për operatorët televizivë shqiptarë. Ata kanë nevojë gjithnjë e më shumë për burime financiare për të arritur të krijojnë një produkt televiziv tërheqës, por nga ana tjetër dihet se konsumatori në epokën e sotme të teknologjisë dixhitale nuk është i prirur të paguajë më tepër, por më pak, për njësi informacioni. Ekonomia shqiptare televizive ka hyrë kështu në një darë që prodhon krizë financiare. Shpenzimet e këtij modeli televiziv arkaik që kemi shkojnë drejt rritjes, kurse audiencat kanë prirje të paguajnë gjithnjë e më pak për informacionin televiziv.

Kriza! Mirëmëngjes!

Dalja nga kriza nuk janë as taksat e rritura mbi qytetarin, as përfitimi abuziv nga buxhetet publike, as rritja e cmimeve të ofertave televizive, as kërkimi i mbishpenzimeve që duhen bërë nga ana e audiencave, por kalimi në modele të reja menaxheriale të një ekonomie të re televizive. Ideja nuk është që të ngarkohet gjithnjë e më shumë financiarisht një audiencë në rrudhje e sipër, por të zgjerohet audienca, të nxiten nevoja të reja te ajo, që me oferta financiare konkurrenciale të kryhen shërbime televizive gjithnjë e më cilësore.

Dhe këtu vjelja, mjelja, shtrydhja e audiencës me gjithëfarëlloj marifetesh nuk hyn në punë fare.

Etiketa: analogeArtan Fugadekoderdigjitaletransmetime

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
”Gjaku i mbesës u mbulua me dollarë amerikanë”, gjyshërit e 5-vjeçares së vrarë kërkojnë drejtësi: Shteti ka vdekur!

”Gjaku i mbesës u mbulua me dollarë amerikanë”, gjyshërit e 5-vjeçares së vrarë kërkojnë drejtësi: Shteti ka vdekur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com