Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë përballur sot me një surprizë të këndshme. Para fillimit të stërvitjes së sotme, në fushën e “Elbasan Arena” ka zbritur Xhani De Biazi, i cili është takuar me të gjithë lojtarët dhe ka qëndruar për pak minuta me ta.
Disa batuta, shumë përqafime dhe duartrokitje kanë shoqëruar këtë takim të veçantë të teknikut, i cili nuk ka kursyer batutat as me pasardhësin e tij, Christian Panuçin.
/panoramasport