Godina e televizonit Skai në Greqi është sulmuar me molotov. Mediat greke bëjnë me dije se 4 burra me kapuç hodhën molotov në orën 03:00 të mëngjesit.
Autorët lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore hodhën molotovin dhe u zhdukën. Raportohet se nga shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme serioze.
Gazetari Giorgos Avtias në emisionin e mëngjesit të Skai, “Kalimera” tha: “Ne të gjithë jemi mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.