Përmes një postimi në Facebook, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar ashpër sulmin ndaj forcave të sigurisë së Kosovës në veri. Meta shkruan se mbështet integritetin territorial të Kosovës, ndërsa bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi në veri të Kosovës. Sipas tij vendosja e reciproritetit është e drejtë e çdo shteti sovran.
“Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran” – shkruan Meta.