Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkon që shteti shqiptar të rishohë mundësinë e rigjenerimit të të dhënave personale të shtetasve shqiptarë në kushtet kur të gjithë këto të dhëna janë tashmë të ekspozuara.
Gjithashtu, sipas Salianjit, qëllimi i hakerave ishte të destabilzojnë Shqipërinë. Për deputetin demokrat të dhënat mund të sjellin konflikte mes grupeve kriminale.
Opozita është ofruar të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë në vend, duke sjellë në vëmendje faktin se ngjarja ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare.