Sulmi kibernetik në Shqipëri, kompania amerikane: Pas saj qëndrojnë hakerat iranianë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi kibernetik në Shqipëri, kompania amerikane: Pas saj qëndrojnë hakerat iranianë

08:40 | 05/08/2022
në Kryesore, Shqiperi, Uncategorized
0

Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik, ka të ngjarë të jetë vepër e hakerëve pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri, bëri të ditur të enjten ‘Mandiant’ një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike.

Në një raport të saj kompania shpreh një ‘besim të matur’ se sulmuesit kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve, bazuar në disa faktorë: koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, i cili është përdorur prej kohësh për të goditur folës në gjuhën farsi dhe arabisht.

Konferenca e 23 dhe 24 korrikut nga grupi opozitar iranian Muxhahedeen-e-Khalq u anulua pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Rreth 3,000 disidentë iranianë të këtij grupi, që njihen kryesisht si MEK-ët, jetojnë në kampin Ashraf 3 në Manzë, 30 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Read more

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.

Një grup që e quan veten “Homeland Justice” mori përgjegjësinë lidhur me sulmin kibernetik, duke përdorur viruse që synojnë zhvatjen për qëllime përfitime financiar, por që po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime politike, veçanërisht nga Irani.

Pretendimi nga “HomeLand Justice” u bë në një kanal të aplikacionit Telegram, në të cilin u postuan dokumente që supozohej se ishin leje qëndrimi në Shqipëri të anëtarëve të MEK-ut, së bashku me pamje filmike që tregonin tek aktivizohej programi me virus. Kanali pretendonte për korrupsion në qeverinë shqiptare dhe përdorte hashtagë përfshirë #Manzë.

“Kjo ngjarje përbën një kërcënim aktiv për organizatat publike dhe private në vendet e tjera anëtare të NATO-s”, tha kompania amerikane. “Ndërsa negociatat rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit kanë ngecur, ajo tregon se Irani mund të jetë më pak i përmbajtur në kryerjen e sulmeve kibernetik në vazhdim”.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare tha se metoda e hakerëve ishte identike me sulmet e vitit të kaluar në shtete të tjera të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Holandën dhe Belgjikën./VOA/

Të Lidhura

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:20 | 14/05/2026
0

Mirlinda Karçanaj: Nuk kam zgjedhur të hesht po e kam pasur të pamundër të flas. Jam gjendur në një botë befas...

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

nga 27
21:02 | 14/05/2026
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike...

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

nga 27
20:50 | 14/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur...

Para
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

21:02 | 14/05/2026
Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

20:50 | 14/05/2026
Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

20:40 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –
  • Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –
  • Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –
  • Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com