Nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi me bombë që ndodhi në metronë e Shën Pjetërburgut në Rusi.
Lajmi konfirmohet nga Ambasada shqiptare në Moskë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu më herët trishtimin e tij për shpërthimet dhe viktimat. “I shpreh ngushëllimet tona popullit rus dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë në qëndresën e përbashkët kundër terrorizmit”- shprehet ministri Bushati.