“Operacioni special” i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe “Lufta e Tretë Botërore” ka filluar, ka pohuar një spikere e televizionit shtetëror rus.
Duke folur me shikuesit në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva sugjeroi se Rusia tani po përballet me një situatë ku do t’i duhej të “çmilitarizonte” NATO-n, raporton ëebsajti ukrainas i lajmeve “Ukraina World”.
“Ndoshta ka ardhur koha për të pranuar, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar”, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi. “Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është Lufta e Tretë Botërore”.
“Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”.
Ndryshe, reagimi i saj vjen në kohën kur ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendit tani i duheshin armë të rënda për të luftuar efektivisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainën lindore.
Kuleba, duke marrë pjesë në një sesion të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje me përdoruesit e Twitter, tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë nuk po zhvillohen realisht.
Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden hodhi poshtë raportet se SHBA po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të sistemeve të raketave me rreze të gjatë për Ukrainën.