• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet ndaj policisë dhe gazetarëve në Kosovë, BE e shqetësuar –

11:03 | 09/12/2022
në Kosove Rajon
0

Lexo edhe

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

‘Kosova iu rrëmbye Serbisë’, deputetja shqiptare ‘përplaset’ me…

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat të veprimeve nga të dyja anët.

“Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.

“(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit), EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe”.

Sipas këtij burimi, EULEX-i është duke bashkëpunuar në terren edhe me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.
Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.
Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi i policisë për të shtuar praninë e saj në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe në përmbushjen e obligimeve të tyre që dalin nga marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të BE-së në Bruksel.

Blloku evropian ka thënë po ashtu se palët duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që çojnë deri te tensionet në Kosovë dhe që të gjitha mospajtimet t’i adresojnë përmes dialogut./REL

Të Lidhura

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

nga 27
14:56 | 31/01/2023
0

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Siç...

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

nga 27
22:14 | 30/01/2023
0

Sot Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova i është aneksuar...

‘Kosova iu rrëmbye Serbisë’, deputetja shqiptare ‘përplaset’ me…

‘Kosova iu rrëmbye Serbisë’, deputetja shqiptare ‘përplaset’ me…

nga 27
18:34 | 30/01/2023
0

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviçit i cili...

Gazeta serbe zbardh planin franko-gjerman me 10 pika –

Asociacioni i komunave serbe, caktohet data për diskutimet e para

nga 27
21:57 | 24/01/2023
0

Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës së tyre në Kosovë kanë njoftuar se më 31 janar do të mirëpresë një diskutim...

Para
“Luftojmë korrupsionin”/ Ambasada e SHBA gati për pasuesin e Kim –

“Luftojmë korrupsionin”/ Ambasada e SHBA gati për pasuesin e Kim -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

FBI kontroll në shtëpinë e presidentit

16:33 | 01/02/2023
Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

16:21 | 01/02/2023
Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)

Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)

16:11 | 01/02/2023
Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

15:55 | 01/02/2023
Italianët tallen me ‘Durrës Yacht Marina’:Garzoniere 100 mijë euro? –

Italianët tallen me ‘Durrës Yacht Marina’:Garzoniere 100 mijë euro? –

15:45 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • FBI kontroll në shtëpinë e presidentit
  • Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave
  • Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)
  • Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani
  • Italianët tallen me ‘Durrës Yacht Marina’:Garzoniere 100 mijë euro? –
  • Ja çfarë duhet të bëni që bateria në celularin tuaj të zgjasë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • FBI kontroll në shtëpinë e presidentit
  • Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com