“Nuk kam gjë me zbukurimin e flokëve por ideja është mos të bëhen parukierë aq sa janë jurist në Shqipëri.. sepse do bëhemi berberhanja e planetit dhe do vijnë gjithë njerëzit e të zbukurohen këtu… mos ma marrin për keq parukierët se flokët e mija s’kanë kërkesa aq të larta për parukier…” .
Kjo ishte batuta e Ramës në fjalimin e tij për shkollimin profesional të të rinjve. Kryeministri e ka bërë zakon që në të paktën një orë fjalim kudo ku shkon, hedh ndonjë batutë të tillë që ne e rendisim të ”llogje Kavaje”, por ka raste kur i gjithë fjalimi mund të renditet te kjo rubrikë….