Sulm me thika në Norvegji, katër të plagosur

0
42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Norvegjinë juglindore këtë të premten, ndërsa të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave vendase, një person ende i paidentifikuar ka sulmuar njerëzit me thika në rrugë rastësisht.

Një i dyshuar është arrestuar, tha policia në Tëitter, pa specifikuar motivin e sulmit dhe duke thënë se njerëzit duket se janë sulmuar “rastësisht”.

“Tre persona të plagosur dhe një person i plagosur rëndë”, shkruan policia në një postim në Tëitter.

Disa minuta më vonë, ata thanë se kishin nën kontroll “autorin e dyshuar”.

Policia iu referua asaj që ata e quajnë një emergjencë të PLIVO-s, që do të thotë një ngjarje e vazhdueshme e dhunshme ku jeta mund të jetë në rrezik.

Në tetorin e kaluar, në të njëjtin vend, Numedal, një person sulmoi dhe vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.